Lajmet

Lançohet më në fund BlackBerry Messenger për iOS dhe Android

Publikuar , 22 Tetor 2013
0
Lançohet më në fund BlackBerry Messenger për iOS dhe Android

BBMonitswayPas problemeve teknike që u shfaqën në përpjekjen e parë të BlackBerry-t për të sjellë BlackBerry Messenger në iOS dhe Android, kompania ka lançuar dy versione të reja në dyqanet zyrtare përkatëse me synimin për ta bërë platformën BlackBerry të aksesueshme nga sistemet më të mëdha operative mobile në botë.

Gjatë ditës së hënë, BlackBerry tha se Messenger-i do të jetë shumë shpejt i disponueshëm në platformat lider në botë. Por, ata që duan ta provojnë, duhet të tregohen të duruar dhe të presin edhe pak.

Aktualisht, proçesi i regjistrimit po bëhet me rradhë. Për ta përdorur shërbimin, fillimisht duhet të shkarkoni aplikacionin dhe të rezervoni një vend në rradhë duke u regjistruar me një adresë e-maili. Kur rradha të vijë tek ju, BlackBerry do ta aktivizojë llogarinë dhe do t’ju dërgojë një njoftim.

Sipas BlackBerry, që prej lançimit në shtator, janë regjistruar 6 milionë njerëz. “Nëse nuk jeni regjistruar më parë, mos u shqetësoni – ne jemi përqëndruar për t’ua sjellë BlackBerry Messenger miliona klientëve sa më parë,” u shpreh zyrtarisht kompania në një postim në blog.

Lançimi i BlackBerry Messenger për iOS dhe Android vjen pas vështirësive me të cilat po ndeshet kompania vitet e veçanërisht, muajt e fundit. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  NATO zgjedh BlackBerry për sigurinë e komunikimit

Lajmet e fundit>