Lajmet

Lançohet përditësimi i versionit Viber Out për Windows Phone 8

Publikuar , 05 Prill 2014
0
Lançohet përditësimi i versionit Viber Out për Windows Phone 8

viberViber, që u ble nga kompania japoneze Rakuten në fillim të këtij viti, ka lançuar një përditësim për versionin e aplikacionit në sistemin Windows Phone 8 për të lejuar përdoruesit të përdorin Viber Out. Veçoria Viber Out është relativisht e re në Viber që lejon përdoruesit të telefonojnë këdo numër tjetër, pavarësisht nëse është apo jo duke përdorur aplikacionin e shkëmbimit të mesazheve dhe pavarësisht nëse ky numër është në një smartfon apo është në telefon linje.

Pra, praktikisht, me Viber Out mund të telefonohet çdo numër telefoni. Normalisht që diçka kaq e veçantë nuk do të ishte falas, por nuk ka ndonjë pagesë të madhe si operatorët telefonikë. Ai varet nga vendi nga ku dhe ku po telefonohet, por përgjithësisht kushton vetëm disa cent për minutë.

Përditësimi gjithashtu përfshin edhe mundësinë e dërgimit të mesazheve video, dërgimin e fotove të shumëfishta njëherësh në të njëjtin mesazh dhe suport për Bluetooth të palidhur fizikisht. Viber është munduar të përhapet në shumë tregje dhe platforma. Pjesë e këtyre përpjekjeve është edhe lançimi i Viber for Desktop (aplikacioni Viber që mund të përdoret në kompjuter) e gjithashtu edhe risisë më të re në aplikacion, Viber Out.

Viber Out ishte i disponueshëm për përdoruesit e platformave të tjera, por tashmë vjen edhe në Windows Phone 8. Duke qenë se Viber është i përhapur në smartfonë (tani në të gjitha platformat), në kompjuter e mund të arrijë edhe përdorues pa Viber apo edhe telefona linje, është më e lehtë që të përhapet fjala ndërmjet përdoruesve. Ndërkohë që me përdoruesit e rinj Viber bën marketing, përdoruesve besnikë të momentit u jep më shumë liri në përdorim duke telefonuar këdo në botë. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Edhe aplikacioni Viber ka një "Dark Mode"

Tags >

Viber
Lajmet e fundit>