Lajmet

Lançohet versioni i ri i përmirësuar WordPress 3.6

Publikuar , 03 Gusht 2013
0
Lançohet versioni i ri i përmirësuar WordPress 3.6

Është lançuar versioni i fundit dhe i mrekullueshëm i WordPress i quajtur Oscar për nder të pianistit Oscar Peterson.

Versioni 3.6 ofrohet me shumë opsione të përmirësuara si për përdoruesit ashtu edhe për zhvilluesit.

Opsionet e përdoruesve

– Tashmë përdoruesit mund të përjetojnë një eksperiencë më të kënaqshme në ueb pasi me krijimin i dizajnit të ri të quajtur “Twenty Thirteen” të frymëzuar nga arti modern përmbajtja e faqes ueb mund të vendoset në një kolonë të gjerë të dizajnuar me shumë ngjyra. Ky lloj dizajni vlen më tepër për blogjet.

– Në këtë version do të jetë e mundur që të ruhet gjithçka automatikisht edhe në rastet kur për të njëjtin postim po punojnë disa persona.

– Ndërfaqja e re është shumë më e organizuar që do të thotë se çdo pjesë e përmbajtjes mund të kapet lehtësisht nga sytë e përdoruesit.

Opsionet për zhvilluesit

– Tashmë është e mundur që zhvilluesi të përdorë HTML5 për format e kërkimit dhe listat e komenteve.

– API i ri për audio dhe video mundëson akses ndaj të dhënave metadata si tag-et ID3.

– Për tipe të ndryshme postimesh do të jetë e mundur që të disponohet sasi e ndryshme historiku. (PCWorld Albanian)

wordpress-3.6

LEXO EDHE:  Debuton WordPres 5.0 me editorin e ri Gutenberg

Tags >

Wordpress
Lajmet e fundit>