Lajmet

Lançohet zyrtarisht Firefox 23. Ja cilat janë përmirësimet kryesore

Publikuar , 07 Gusht 2013
0
Lançohet zyrtarisht Firefox 23. Ja cilat janë përmirësimet kryesore

Mozilla ka lançuar zyrtarisht Firefox 23 për Windows, Mac, Linux dhe Android. Ndër përmirësimet e këtij versioni përfshihen butoni “Share”, monitoruesi i rrjetit në krah të desktopit si dhe bllokuesi i përmbajtjes mikse.

Para se të kalojmë tek detajet e tjera ia vlen t’i hidhni një sy logos së re të Firefox:

Firefox 23 për desktop mund të gjendet në faqen zyrtare të Firefox dhe të gjithë përdoruesit ekzistues mund ta sigurojnë atë automatikisht. Mund të themi padyshim se një prej ndryshimeve më të rëndësishme të këtij versioni përbën shtimi i butonitShare” i cili mund të përdoret për të ndarë me miqtë përmbajtje interesante duke dërguar tek ata linkun e informacionit. Firefox këtë herë ka menduar të ofrojë më tepër suport për rrjetet sociale duke mundësuar shpërndarjen e linkeve të çdo faqeje direkt në Facebook apo Twitter.

Për të kaluar tek bllokuesit e përmbajtjeve mikse fillimisht duhet të dimë se përmbajtjet mikse janë ato që përmbajnë një kombinim të përmbajtjeve të sigurta (HTTPS) dhe jo të sigurta (HTTP). Bllokuesi i vendosur nga Mozilla nuk lejon komprometuesit të lexojnë ose të modifikojnë atë pjese të përmbajtjes që nuk është e sigurt.

Përsa i përket monitoruesit të rrjetit mund të themi se shërben për veçimin e komponentëve të ndryshme të një uebfaqeje dhe tregon se sa kohë i nevojitet secilës për t’u ngarkuar në ueb. Firefox 23 për Android përfshin shtimin e një faqeje të quajtur Awesome Screen që lejon përdoruesit të plotësojnë URL-në gjatë shkrimit si dhe mundësinë për të memorizuar RSS-të duke klikuar gjatë mbi fushën e adresës. (PCWorld Albanian)

firefox 23

LEXO EDHE:  Google sugjeron përdoruesve të telefonëve Android në Evropë shfletues dhe motorë kërkimi alternativë

Lajmet e fundit>