Lajmet

HERE lançoi monitorimin e trafikut në kohë reale për makinat Audi, BMW dhe Mercedes-Benz

Publikuar , 27 Korrik 2017
0
Kompanitë e përshira janë që të gjithë aksionerë të HERE, një kompani e cila u ble nga konsorciuimi gjerman i automobilave në 2015-ën. HERE lançoi monitorimin e trafikut në kohë reale për makinat Audi, BMW dhe Mercedes-Benz

Shërbimi i njohur i hartave HERE lançoi monitorimin e trafikut në kohë reale i cili grumbullon informacion nga sensorët e makinave Audi, BMW dhe Mercedes Benz të cilët janë duke ecur në rrugë.

Kështu bëhet shërbimi i parë komercial i cili grumbullon të dhëna në kohë reale mes makinave dhe prodhuesve të ndryshëm sipas HERE.

Kompanitë e përshira janë që të gjithë aksionerë të HERE, një kompani e cila u ble nga konsorciumi gjerman i automobilave në 2015-ën.

HERE Real Time Service është i disponueshëm për çdo konsumator nga çdo industri në 60 vende të botës.

Në 30 shtete HERE ofron informacion paralajmërues për sigurinë e trafikut duke verifikuar incidentet në rrugë dhe lajmëruar makinat e tjera.

Këto informacione në kohë reale kanë potencialin për të parandaluar aksidente të tjera. HERE tha se miliona makina Audi, BMW dhe Mercedes-Benz përfitojnë nga kjo teknologji e re ndërsa më shumë modele makinash do ti bashkohen kësaj liste. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Makinat BMW të pas 2020-ës do të shiten me Android

Lajmet e fundit>