Harduer

Lanoçhet smartfoni Micromax Canvas Express

Publikuar , 07 Dhjetor 2014
0
Lanoçhet smartfoni Micromax Canvas Express

micromax_canvas_expressMicromax ka lançuar smartfonin e parë të këtij muaji. Ai quhet Canvas Express dhe kushton 6.999Rs. Ky smartfon do ët jetë ekskluzivisht i disponueshëm në Flipkart që nga data 8 dhjetor. Canvas Express përdor sistem operativ Android 4.4 KitKat dhe ofron përdorim me dy karta sim. Ai ka një ekran 4.5-inç dhe një procesor 1.3GHz quad-core të shoqëruar nga 1GB RAM.

Kamera primare e këtij smartfoni është 5 megapixel, ndërsa kamera e përparme 0.3 megapixel. Hapsira e brendshme e memories akoma nuk është përmendur, por mendohet të zgjerohet deri në 32 GB. Canvas Express do të fuqizohet nga një bateri 1950mAh. Micromax deklaroi se 6 blerësit e parë të këtij smartfoni do të përfitojnë internet falas për 6 muajt e parë të përdorimit.

“Micromax është një nga markat me rritje më të lartë në Indi dhe ne jemi të lumtur të bashkpunojmë me të për lancimin ekskluziv të Micromax Canvas Express në platformën tonë. Një numër i madh markash globale kanë korrur sukses në rrjetin tonë gjatë këtij viti dhe ne jemi të sigurt që ky trend ka për të vazhduar, tha zëdhënësi i Flipkart gjatë një deklarate për shtyp. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Ligjvënësit Amerikan i kërkojnë Facebook të ndërpresë projektin e kriptomonedhës Libra

Lajmet e fundit>