Lajmet

Lansohet pulla postare “Javët Gjermane”

Publikuar , 02 Tetor 2009
0
Lansohet pulla postare “Javët Gjermane”

Me rastin e dhjetë vjetorit të bahkëpunimit dhe partneritetit me shtetin gjerman, që nga data 23.09.2009 deri  më 17.10.2009, do të organizohet manifestimi kulturor nëpër Kosovë i titulluar “Javët Gjermane”.

Ky manifestim do ta pasuroj edhe më shumë këtë bashkëpunim duke i dhënë  emëruesin e përbashkët shpirtëror të të dy popujve.

E tëra kjo do të kurorëzohet me emetimin e pullës postare nga ana e Filatelisë së Postës së Kosovës, PTK sh.a. në shenjë të përkrahjes të një partneriteti tradicional.

Kjo pullë do ta përhap këtë mesazh anekënd botës që nga dita e parë e emetimit. Publikimi i kësaj pulle postare do të bëhet më 03.10.2009, në ditën kur edhe del në qarkullim emisioni i jashtëzakonshëm i pullës postare me motivin “Javët gjermane”.

LEXO EDHE:  Telefonia celulare vijon tkurrjen, rritet interneti fiks

Lajmet e fundit>