Softuer

Lansohet BioShock 2

Publikuar , 09 Shkurt 2010
0
Lansohet BioShock 2

2K Games edhe zyrtarisht ka hapur dyert për BioShock 2, që është vazhdimi i një loje shumë të popullarizuar BioShock (si dhe Lojës më të mirë të vitit 2007), dhe e cila veçohet edhe me moduse single-player edhe me multiplayer, dhe tenton që të sjell[e nivele të reja të varësisë dhe arritjeve artistike, në zhanrin e lojërave FPS (First Person Shooters).

“BioShock përfaqësoi një moment të jashtëzakonshëm në industrinë e lojërave kur ilustroi se lojërat, sikurse filmat e mëdhenj, mund të shikohen si art – qoftë në art të dizajnit apo edhe në pasurinë e madhe të tregimit” tha presidenti i 2K, Christoph Hartmann. “Më e rëndësishmja është se mediat po fillojnë atë që ne e kemi ditur për një kohë të gjatë: pavarësisht nëse e keni luajtur apo jo origjinalin, BioShock 2 është një pasardhës i denjë i një prej lojërave më të mira të të gjitha kohërave dhe nuk duhet të anashkalohet”.

Loja e re vendos lojtarët në këpucët (dhe veshjen) e karakterit Big Daddy. Më pas ju duhet që të udhëtoni përmes mbetjeve gjigante të qytetit Rapture, e në anën tjetër fuqitë e errëta po fillojnë të rikrijojnë utopinë e Little Sister, nën oqean. Lojtarët duhet të kuptojnë misterin gjersa në anën tjetër duhet t’iu shpëtojnë sulmeve të furishme të Splicer-ve të modifikuar gjenetikisht, e gjithashtu të kujdesen që të mos bëjnë mbysin vetën gjatë rrugës.

Modusi Multiplayer i BioShock 2 ka një ngjarje që fillon para se Rapture të mbushet me kaos: lojtarët marri n rolin e një subjekti testues të quajtur Plasmid dhe nisen në beteja “me dukje të çmendur” përmes disa lokacioneve prej titullit të parë origjinal BioShock.

LEXO EDHE:  Facebook Messenger vjen në desktop

 BioShock 2 ofrohet tani për PlayStation 3, Xbox 360 dhe PC. Është vlerësuar me M për Mature (moshë e pjekur). Çmimet për edicionet e PS3 dhe Xbox 360 janë 59.99 dollarë, ndërsa për Windows janë kërkuar 49.99 dollarë. Edicionet speciale ofrohen për 99.99 dollarë.

Lajmet e fundit>