Harduer

Lapsi Apple Pencil lidhet me tabletin thjesht duke afruar pranë iPad

Publikuar , 30 Tetor 2018
0
Duke prekur ekranin me Apple Pencil, iPad hapet dhe lançon aplikacionin e shënimeve Notes. Lapsi Apple Pencil lidhet me tabletin thjesht duke afruar pranë iPad

Në aktivitetin e mbajtur ditën e sotme ku prezantoi iPad Pro, Apple solli një përditësim edhe tek aksesori shumë i nevojshëm Apple Pencil.

Lapsi i ri mund të ngjitet përmes një magneti në pjesët anëtare të iPad Pro dhe jo vetëm por edhe të karikohet wireless.

Duke prekur ekranin me Apple Pencil, iPad hapet dhe lançon aplikacionin e shënimeve Notes.

Duke prekur dy herë mbi ekran kur keni të hapur një aplikacion të caktuar përdoruesit mund të ndërrojnë mjetin apo furçën që dëshirojnë.

Thjeshtë duke e afruar me iPad-in, lapsi stylus lidhet me tabletin.

Apple Pencil debutoi për herë të parë në 2015-ën krahas iPad Pro. Modeli bazë i iPad që kompania lançoi në fillim të vitit gjithashtu do të funksionojë me lapsin. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Apple adreson "Flexgate" në laptopët MacBook Pro

Lajmet e fundit>