Harduer

Laptop dhe Tablet të rinj multitouch nga Lenovo

Publikuar , 16 Shtator 2009
0
Laptop dhe Tablet të rinj multitouch nga Lenovo

Është një shpërthim i vërtetë me modele të reja laptopësh dhe netbookësh ky sezon vjeshte. Ulja e çmimeve të komponenteve si dhe performanca e mirë e Windows 7 kanë favorizuar mjaft kohët e fundit përhapjen e pajisjeve multitouch dhe duket se për Lenovon kjo është e ardhmja.
Lenovo ka shpallur dy modele të reja, tablet PC-në ThinkPad X200 dhe laptopin e hollë e të fuqishëm ThinkPad T400s, të dy të pajisur me multitoush dhe SimpleTap, një aplikacion tek i cili Lenovo beson se do lehtësojë mjaft përdorimin e ndërfaqes relativisht të re që është monitori.
SimpleTap lejon modifikimin e disa opsioneve të sistemit si volumi dhe shkurtesat në palikacione të ndryshme thjeshtë duke prekur mbi titujt. Por ajo që i veçon këto modele ThinkPad nga të tjerat, është mbështetja për veprime me katër gishta. Dhe me gjithë këto prekje, ata që e kanë bezdi ti bëhet monitori pis nga shenjat e gishtërinjve, do ta vlerësojnë mbulesën mbrojtëse kundër shenjave të gishtërinjve.
ThinkPad T400s dhe tableti ThinkPad X200 me monitor multitouch janë tashmë të disponueshëm përkatësisht për $1999 dhe $1654.

LEXO EDHE:  Telefoni i parë 64-megapiksel vjen nga një emër jo shumë i njohur për industrinë

Lajmet e fundit>