Analiza

Laptopë: prodhuesit e mëdhenj më pak të besueshëm

Publikuar , 18 Nëntor 2009
0
Laptopë: prodhuesit e mëdhenj më pak të besueshëm

Kompania e garancive SquareTrade ka publikuar raportin e sajë vetiak mbi besueshmërinë e laptopëve dhe nga ai del se kompanitë që janë më pak të përqëndruara tek laptopës si Asus, Toshiba e Sony prodhojnë laptopë më solidë se sa kompanitë më të mëdha me pjesën dërrmuese të produkteve në treg si Acer, Gateway dhe HP, të renditura në fundin e listës së besueshmërisë.

Kompania gjithashtu ka konkluduar se laptopët më të shtrenjtë kanë më pak mundësi të pësojnë defekte – nuk është diçka që nuk të shkon ndër mend, por sidoqoftë një konfirmim më shumë se çmimi ka rëndësinë e tij në besueshmëri.

Fatkeqësisht, mundësitë e defekteve rriten me kalimin e kohës. SquareTrade konkludon se afërsisht një laptop në tri pëson defekt brenda tri viteve pas blerjes

LEXO EDHE:  Orët inteligjente, Apple udhëheq bindshëm

Lajmet e fundit>