Harduer

Laptopët e hollë përputhen me standardet ekologjike.

Publikuar , 16 Tetor 2012
0
Laptopët e hollë përputhen me standardet ekologjike.

Një hulumtim mbi laptopët ultra të hollë, duke përfshirë MacBook Air, nxori si përfundim se këta i konformojnë standardet ambientaliste të EPEAT (Mjeti për Vlersimin e Ambientalizmit të Produkteve Elektronike).

Hetimi mbuloi pesë laptopë të prodhuar nga katër kompani, duke filluar nga Apple.

Kompania Apple po mundohej të largohej nga standardi EPEAT. Meqenëse nuk e ka të mundshëm ndryshimin e pjesëve të Macbook Air, gjë që nuk do e linte të aprovohej nga EPEAT, por tani Apple është kthyer përsëri tek ky standard, pra mund të ndërrojë pjesët.

Apple njeh standardin përsëri sepse tashmë ka shumë porta USB të cilat e lejojnë që të shtojë pajisje të jashtme si hard disk, kartë memorie ose DVD.

Mund të ketë standarde të reja për prodhimin e laptopëve

Pritet që standardi i ri ekologjik do të sjellë laptop të cilët janë të ndërtuar nga një pjesë e vetme metali ose plastike.

Kjo metodë i bën kompjuterët më kompakt, por më të vështirë për tu çmontuar dhe ricikluar. EPEAT do të bashkëpunojë me kompanitë Apple, Lenovo, Samsung dhe Toshiba që të prodhojë laptop “Unibody” pra nga një pjesë e vetme plastike. Instruksionet për çmontimin kërkohen nga prodhuesit dhe laptopët për momentin po testohen në laborator elektronik.

Laboratorët zbuluan se do mund të çmontonin laptopët brenda 20 minutash dhe të largonin bateritë në të paktën 3 minuta. Rekomandimi thoshte se të pesë laptopët do të pëlqehen nga standardi.

Bateritë ishin fokus kryesor, sidomos për Apple, sepse kohët e fundit ishte zbuluar se bateritë e Macbook Air ishin të ngjitura në laptop gjë që e lejonte kompaninë të kishte pak më shumë hapësirë të brendshme, gjë që shkel standardet e EPEAT. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Lëvizja e Apple në Shtator mund të acarojë shumë përdorues

Tags >

laptop