Harduer

Laptopët e Huawei kanë pasur një problem sigurie që nga faza e prodhimit

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 04 Prill 2019
0
Po ekspertët e sigurisë thonë se problemi më shumë se asgjë të ngjan me një backdoor krijuar qëllimisht për të përgjuar objektivat. Laptopët e Huawei kanë pasur një problem sigurie që nga faza e prodhimit

Një problem sigurie në laptopët Huawei Matebook, zbuluar nga hulumtuesit e Microsoft, mund të jetë përdorur për të marrë nën kontroll kompjuterët.

Problemi i sofistikuar ishte prezent që në fazën e prodhimit tha një prej ekspertëve.

Huawei aktualisht është duke u ballafaquar me kritika në mbarë botën për lidhje me qeverinë Amerikane.

Kompania mohon çdo lidhje me Pekinin dhe tha se kishte adresuar problemin e sigurisë në Janar sapo ishte vënë në dijeni.

Po ekspertët e sigurisë thonë se problemi më shumë se asgjë të ngjan me një backdoor krijuar qëllimisht për të përgjuar objektivat.

Mjeti që shfrytëzon këtë problem është publikuar online dhe përdorur nga disa herë përfshirë hakerë të sponsorizuar shtetërore dhe banda kriminale.

Problemi vjen nga faza e prodhimit por mënyra sesi ka mbërritur aty nuk dihet. Gjithashtu nuk ka prova që implikojnë kompaninë përfshirë këtu edhe presionet nga qeveria Kineze.

Aktualisht Huawei është nën presion nga SHBA dhe aleatët që e akuzojnë për përgjim në bashkëpunim me Pekinin. Kompania është numri një në botë i telekomunikacionit dhe kontributori më i madh në teknologjinë 5G.

Australia dhe Zelanda krahas SHBA ka ndaluar përdorimin e teknologjisë 5G nga gjigandi Kinez Huawei. Vendet Evropiane gjithashtu janë të shqetësuar por ende nuk kanë marrë masa. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Kompanisë Amerikane i jepet leje nga qeveria për të bërë tregti me Huawei

Tags >

Huawei
Lajmet e fundit>