Harduer

Laptopët e rinj Dell kanë 128GB RAM DDR5 në një modul të vetëm

Nga: PCWorld
Publikuar , 26 Prill 2022
Dell nuk hyri në detaje sesi CAMM dallon nga SODDIMM që është dizajni tradicional. Laptopët e rinj kanë memorie deri në 128GB DDR5-3600 në një CAMM të vetëm. Laptopët e rinj Dell kanë 128GB RAM DDR5 në një modul të vetëm

Përdoruesit janë mësuar tashmë me idenë se për potabilitet të lartë duhet të sakrifikojnë në peformancë për një arsye të thjeshtë: mungon hapësira e nevojshme për kapacitete të larta hardueri.

Megjithatë Dell mendon se ka gjetur një zgjidhje me laptopët e punës Precision 7670 dhe 7770 duke ofruar më shumë RAM për ata që duan fuqi më të lartë harduerike në të njëjtën madhësi laptopi portativ.

Sipas Dell, Precision 7670 dhe 7770 do të jenë më të fuqishmit në debutim në fund të Korrikut. Me një trashësi prej vetëm 2.48cm për modelin 16-inç 7670 dhe 2.87cm për modelin 17-inç 777-, laptopët kanë memorie DDR5 me një dizajn të vetë Dell quajtur Compression Attached Memory Module (CAMM).

Sipas postimit në blog nga Dell, një patentë e kompanisë krijoi mundësi për krijimin e dizajneve më të holla të memories RAM pa sakrifikuar performancën dhe CAMM është një modul i vetëm në vend të disa moduleve.

Dell nuk hyri në detaje sesi CAMM dallon nga SODDIMM që është dizajni tradicional. Laptopët e rinj kanë memorie deri në 128GB DDR5-3600 në një CAMM të vetëm.

Shpejtësitë mund të shkojnë deri në 4,800Mhz nëse përdoruesit pranojnë edhe 64GB RAM ose me CAMM ose me SODIMM.

Precision 7670 është laptopit i parë i punës 16-inç nga Dell. Hollësia e laptopit kufizon edhe listën e kartave grafike që mund të integrohen në RTX A1000 4GB GDDR6 ose RTX A2000 8GB.

Dell nuk specifikoi listën e procesorëve por mbështet modelet 55-vat 12-Gen Core i9. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Xiaomi zbulon versionin e ardhshëm të sistemit operativ për smartfonët