Analiza

Laptopët e rinj HP vinë një kohë kur të gjithë po punojnë nga shtëpia

Nga: PCWorld
Publikuar , 26 Maj 2020
0
Të gjitha modelet kanë tastierë të re të ridizajnuar e cila është më e qetë dhe një ueb-kamër e cila shqetësohet më së shumti privatësinë. Laptopët e rinj HP vinë një kohë kur të gjithë po punojnë nga shtëpia

Laptopët HP EliteBook janë krijuar më së shumti për praktikalitet sesa funksione të avancuara. Kompania zbuloi sot modelet e reja të rifreskuara me përditësime në një farë mënyrë të detyrueshme siç janë procesorët Intel Core të gjeneratës së 10-të dhe AMD Ryzen Pro seritë 4000.

Dy laptopë prej kësaj linje janë që bien më së shumti në sy: EliteBook x360 1030 G7 dhe 1040 G7. Hynë në kategorinë e pajisjeve të konvertueshme që mund të përdoren si laptop por edhe tablet duke premtuar teknologji 5G dhe jetëgjatësi bateri deri në 29 orë sipas kompanisë.

Të gjitha modelet kanë tastierë të re të ridizajnuar e cila është më e qetë dhe një ueb-kamër e cila shqetësohet më së shumti privatësinë. Modelet e konvertueshme x360 kanë dizajn më të vogël krahasuar me paraardhësit.

HP EliteBook X360 1040 G7

Asnjë laptop nuk përfaqëson më së miri vlerat dhe potencialin inovativ të biznesit të laptopëve HP sesa modelet EliteBook X360 1040 G7 dhe EliteBook x360 1030 G7.

Janë më të shtrenjti dhe më të plotësuarit në aspektin e asaj se çfarë mund të bëjnë. x360 1040 G7 ka ekran 14-inç ndërsa x360 1030 G7 ekran 13-inç. Esencialisht janë të njëjtë me përjashtim madhësia e ekranit.

EliteBook x360 1040 G7 ka dizajn prej alumini me trashësi prej 1.5cm dhe peshë prej 1.2 kilogram. HP thotë se laptopët kanë kornizën më të vogël të ekranit se çdo laptop tjetër biznesi.

Ekrani 14-inç mund të pajisjet me panel 1080p ose 4K me prekje. Varianti 1080p kursen goxha para dhe ka shkëlqim prej 400-nits ndryshe nge 550-nits në panelin 4K.

LEXO EDHE:  Facebook hyn në biznesin e operatorëve celularë

Në brendësi të tyre fshihet një procesor Intel Core 10-Gen deri në Core i7-10810U me memorie RAM deri në 32GB dhe SSD M.2 deri në 2TB. Në tastierë fshihet një sensor i shenjave të gishtërinjve së bashku me një buton privatësie. Përfshijnë teknologjinë 5G.

HP EliteBook 855 G7

Laptop i radhës i zbuluar ditën e sotme i takon rangut të mesëm dhe çfarë e bën të veçantë është procesori AMD Ryzen Pro të serive 4000. Këto procesorë u prezantuan nga AMD vetëm pak javë më parë.

Konkretisht EliteBook 855 G7 ka procesor AMD Ryzen 7 Pro 4750U me 32GB RAM dhe 1TB SSD. Ekrani 15.6-inç ka panel 1080p me shkëlqim 250 ose 500-nits. EliteBook G7 është 1.77cm i trashë dhe peshon 1.67 kilogram.

Ka opione të avancuara si seritë 1000 me skaner të shenjave të gishtërinjve, kamër privatësie por vetëm konektivitet 4G LTE. Laptop del në shitje në Gusht së bashku me nënvariantet 835 G7 dhe 845 G7.

HP EliteBook 850 G7

Modeli i fundit por jo më i parëndësishmi i përket linjës buxhetore të serive 800. HP ka aplikuar ndryshime që këto laptop të përfitojnë nga teknologjinë e serive 1000 por me çmim më të ulët.

EliteBook 850 G6 është 2cm i trashë dhe peshon 1.76 kilogram. Ka ekran që mbulon 87% të panelit dhe kornizë të hollë në fund e krye të tij. Me madhësi prej 15.60-inç, ekrani është panel 1080p.

HP do të pajisë laptopin me procesorët deri në Core i7-10810U, deri në 64GB RAM dhe 1TB PCIe m.2 SSD. Së fundi EliteBook 850 G7 ka kartë grafike Nvidia GeForce MX250. Del në shitje në Qershor me çmim fillestar prej 1,399 dollarësh. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Samsung sjell modelet e reja të telefonëve shumë të suksesshëm Galaxy A50 dhe A30