Siguri

Laptopët e Stacionit Hapësinor infektohen me virus

Publikuar , 30 Dhjetor 2008
0
Laptopët e Stacionit Hapësinor infektohen me virus

Kodi sulmues, të cilin faqja e lajmeve hapësinore SpaceRef.com e identifikoi si W32.Gammima.AG, infektoi së paku një nga laptopët që përdoren në stacion. Zëdhënësi i NASA-s Kelly Humphreis, refuzoi të identifikojë këtë malware, duke thënë se vetëm antivirusi zbuloi një krimb më 25 korrik.

Raporti i parë publik mbi malware për ISSnë, ishte regjistruar më herët gjatë këtij muaji, më saktësisht më 11 gusht. Në raportin e gjendjes ditore të asaj dite të stacionit të NASA-s, agjencia theksonte: “Sergey Volkov, komandant i Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor (ISS), po punonte në laptopin rus RSS-2 dhe përdori kartaflash për foto dixhitale, të cilat i kaloi përmes një kontrolli të viruseve me aplikacionin Norton AntiVirus.”

Një javë më vonë, më 21 gusht Volkov kontrolloi një laptop tjetër rus (sot RSK-1) për virus përmes skanimit të harddisqeve të tij dhe të një fotodisku. Ditën tjetër, Volkov transmetoi në Tokë rezultatet e skanimit të antivirusit në laptop dhe astronauti tjetër amerikan Greg Chamitoff skanoi gjithashtu një kompjuter tjetër për infektime të mundshme. NASA theksoi në raportin e së premtes se të gjithë laptopët në ISS po pajiseshin me një softuer antivirus.

“Të gjithë laptopët A31p që gjenden në bord, momentalisht janë duke u pajisur me softuerin më të fundit Norton AntiVirus dhe me skedarët e azhornuar për mbrojtje të përforcuar”, deklaron NASA. Symantec Corp., prodhuesi i Norton AntiVirus, pranon se ky malware, W32.Gammima. AG, është një krimb njëvjeçar i Windows, që është projektuar për të vjedhur informacione nga lojtarë të 10 lojërave të ndryshme online, disa prej të cilave janë specifike për tregun kinez. Ndër këto lojëra janë ZhengTu, HuangYi Online dhe Rohan.

LEXO EDHE:  Prototipe të iPhone po përdoren për të thyer sigurinë e telefonëve të Apple

Krimbi vendos një rootkit në sistemin e infektuar dhe transmeton të dhënat e vjedhura në një server të largët. Humphries thotë se sot krimbi nuk përbën kërcënim.“Nuk ishte asnjëherë një kërcënim për çfarëdo komandë-dhe-kontroll apo operacione kompjuterike”, shton ai. Nuk janë dhënë detaje mbi mënyrën se si ky malware arriti të futet në bord, duke përmendur “çështje sigurie IT”, por burime tjera, duke përfshirë SpaceRef.com, spekuluan se ka mundur të paketohet për atje me një laptop apo flashkartë.

Në fakt, regjistri hyrës ISS-së i datës 11 gusht, dha shenja të dyshimta mbi kartat ruajtëse të kamerave dixhitale. “Nuk ka pasur incidente tjera,” konfirmon Humphries, që punon në Johnson Space Center në Houston, Teksas. “Nuk e di kur ishte i pari, por në nëntor stacioni do të mbushë dhjetë vjet në orbitë.” “Nëse ka ndonjë lajm të mirë, është se ky malware ishte projektuar për të vjedhur emrat e përdoruesve dhe fjalëkalimet nga lojtarët e lojërave kompjuterike, diçka për të cilën astronautët orbitues nuk kanë planifikuar të shpenzojnë shumë kohë”, thotë Graham Cluley, këshilltar i vjetër teknologjik me Sorphos Plc, në një postë në blogun e kompanisë. “Në fund të fundit, me një pamje të tillë, kush ka nevojë të luajë World of Warcraft?”

Lajmet e fundit>