Harduer

Laptopi Chromebook i ri vjen me çmimin 249 $

Publikuar , 19 Tetor 2012
0
Laptopi Chromebook i ri vjen me çmimin 249 $

Google dhe Samsung kanë paraqitur një laptop të ri Chromebook me veçori dhe çmim të përditësuar. Sistemi operativ Chrome ka pengesat e veta, por për disa përdorues, kjo pajisje prej 249 dollarësh do të mund të ishte një mundësi mjaft e mirë.

Samsung Chromebook i ri është duke u hedhur si një kompjuter i dytë, një që i ka në rregull disa gjëra dhe tjetri që nuk merr shumë hapësirë. Ai peshon 1.13 kg dhe është i hollë rreth 2 cm, duke e bërë atë aq të hollë dhe të lehtë si pajisjet e tjera më të shtrenjta. Ai ka humbur peshë duke shkuar me një ekran prej 11.6 inçësh.

Dhe në procesorin e ri dy-bërthamorë ARM dhe 16GB të diskut, lista me veçori fillon të duket më tepër si për një tabletë se sa për një laptop, me një çmim të ulët për t’u arritur.

Sistemi operativ Chrome është mjaft i mirë për aplikacione uebi

Chromebook-ët nuk janë shitur mjaft shumë në të kaluarën, duke arritur në skenë vetëm kur tabletat bëheshin të popullarizuara. Por ky Chromebook i ri mund të ndërrojë paksa gjërat. Mos prisni që të bëni çdo gjë që bën një laptop Windows ose Mac.

Sistemi operativ Chrome është i shkëlqyer nëse e përdorni shumë për aplikacione uebi si Gmail dhe Spotify, por nëse ju duhet të punoni në Photoshop ose të editoni video në HD, ju do të keni nevojë që të merrni një laptop “të vërtetë”.

Chromebook-ët e rinj do të shiten në Play Store të Google dhe po ashtu edhe në Best Buy, ku do të paraqiten “Chrome-zonat” për të demonstruar laptopët e rinj.

LEXO EDHE:  Çdo gjë që dimë rreth Apple iPhone 12

Ju mund të para-porositni një këtu dhe ata do të dërgohen për rreth një javë. (PCWorld Albanian)

Tags >

laptop