Harduer

Laptopi Chromebook vjen me çmimin prej 249 $

Publikuar , 22 Tetor 2012
0
Laptopi Chromebook vjen me çmimin prej 249 $

Google ka paraqitur një model të ri të laptopit Chromebook, të hollë dhe të lehtë, me një çmim që mund të tërheqë konsumatorë me të ardhura të mesme.

Chromebook-u i ri vjen me një çmim prej 249 $ (349 $ me 3G).

Është shumë vonë të kundërshtoni këtë çmim, pasi tani Notebook-ët janë gati për zhdukje, dhe Ultrabook-ët po shiten me çmime tre deri në katër herë më të lartë.

Sigurisht, Chromebook është ndryshe nga Notebook-ët dhe Ultrabook-ët, dhe madje Notebook-ët standart.

Këto luajnë me sistemin e operimit Chrome OS, i bërë nga Google me një Linux Kernel. Për këtë arsye Chromebook nuk ka nevojë për shtesa harduerike të shtrenjta.

Chromebook-u i ri me çmimin prej 249 $, i ndërtuar nga Samsung-u, ka një ekran 11.6-inç me një rezolucion 1366×768, procesor Samsung Exynos 5 Dual-Core me shpejtësi clock-u prej 1.7GHz, 2GB RAM, një portë USB 3.0 dhe një portë USB 2.0, Wi-Fi 802.11, një uebkamera, lexues karte 3 në 1, dhe një bateri 2-qelizore e cila mban deri në 6.5 orë. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  APU, GPU dhe CPU: Çfarë përfaqësojnë dhe ku dallojnë nga njëri-tjetri?