Harduer

Laptopi i Lenovo ka kufje wireless të fshehura

Nga: PCWorld
Publikuar , 29 Shtator 2020
0
Kurdo që keni nevojë për kufjet, një sirtar i vogël hapet nga laptopi dhe ato lidhen automatikisht me të. Duke i vendosur përsëri në këtë sirtar, kufjet karikohen. Laptopi i Lenovo ka kufje wireless të fshehura

Lenovo prezantoi të Marten harduerë të rinj ku në mesin e tyre gjendet edhe ThinkBook 15 Gen 2 me kufje wireless të përfshira.

Kurdo që keni nevojë për kufjet, një sirtar i vogël hapet nga laptopi dhe ato lidhen automatikisht me të. Duke i vendosur përsëri në këtë sirtar, kufjet karikohen.

Ato kanë dy mikrofonë dhe teknologji për anulimin e zhurmave. Laptopi ka edhe veçori të tjera si një kornizë ekrani shumë të hollë, procesorët e fundit Intel Core Gen 11 me grafikat Iris Xe dhe portat Thunderbolt.

Krahas laptopit Lenovo zbuloi edhe një monitor të ri, ThinkVision T27hv-20. Ekrani 27-inç është ndërtuar për ata që punojnë nga shtëpia. Ka një kamër 1080p IR/RGB, mikrofonë për anulimin e zhurmave dhe altoparlantë të integruar.

Gjithashtu përfshin teknologjinë Smart Guard, ku ekrani turbullohet nëse nuk jeni duke parë në të dhe Smart Energy ku ekrani fiket nëse largoheni nga tavolina. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Rriten të ardhurat dhe përdoruesit e rrjetit social Twitter

Tags >

lenovo