Harduer

Laptopi më i shpejtë në botë – Maingear eX-L 18

Publikuar , 24 Korrik 2009
0
Laptopi më i shpejtë në botë – Maingear eX-L 18

Me dy kartela grafike të integruara Nvidia GeForce GTX 280m që punojnë së bashku përmes teknologjisë Nvidia SLI, ky laptop (me ekran 18.4 inç LED) ofron performancë të jashtëzakonshme dhe fuqi dominuese në lojëra.

Duke përkrahur procesorët Intel Mobile Core 2 Extreme dhe Core 2 Quad, ju jeni në gjendje të përjetoni performancën më të lartë të procesorëve mobil në botë.

Duke përmbajtur edhe veçori të tilla si përkrahje për disqe të dyfishta me aftësi RAID 0 dhe 1, wireless të gjeneratës së ardhshme 802.11n me adapter wireless Intel WiFi Link 5300 series, përkrahje për 2GB Intel Turbo Memorie (ose deri në 8GB memorie standarde), dhe veçori të integruara si Bluetooth 2.0, Siguri Biometrike të Gishtit, tastierë me ndriçim që ka edhe KeyPad numeric, lexues 7-në-1, Blu-Ray opsional, eSATA, HDMI, etj, ky laptop vërtetë i ofron të gjitha.

Me një çmim bazë prej 3.500 dollarë ky laptop mund të arrijë me lehtësi çmimin prej 6.000 dollarë.

LEXO EDHE:  Prezantohet procesori që do ti bëjë telefonët e rangut të mesëm më të fuqishëm

Lajmet e fundit>