Harduer

Largimi i 80% të fuqisë punëtore të Bitmain është lajm i keq për Bitcoin Cash dhe Litecoin

Publikuar , 27 Dhjetor 2018
0
Ashtu si çdo kompani tjetër asetesh kriptografike Bitmain lançoi produkte të reja nën euforinë e fundvitit të kaluar. Por kërkesa në rënie gjatë 2018-ës ka bërë që Bitmain të rishikojë strategjinë. Largimi i 80% të fuqisë punëtore të Bitmain është lajm i keq për Bitcoin Cash dhe Litecoin

Sipas disa raportimeve gjigantit të gërmimit të monedhave kriptografike Bitmain po i mbarojnë fondet dhe ky është lajm shumë i keq për Bitcoin Cash dhe Litecoin.

Kyle Samani, bashkëthemelues i Multicoin Capital, një fond krypto, paralajmëroi përmes një cicërime në Twitter se Bitmain mund të likuidojë disa asete për të grumbulluar finamcime për operacionet e biznesit.

Analisti citoi disa raportime medias të cilat pretendojnë se kompania ka shkurtuar gjysmën e fuqisë punëtore.

Në mesin e të pushuarve është edhe një ekip i cili merrej me zhvillimin e një klienti për Bitcoin Cash.

Sipas dokumenteve financiare të publikuar në Gusht të këtij viti, Bitmain aktualisht mban 930,932 LTC me vlerë prej 28.6 milion dollarësh, 1,021,316 BCH me vlerë 176.7 milion dollarë, 22,082 BTC me vlerë 83.3 milion dollarë dhe 1,097 ETH me vlerë 142 mijë dollarë.

I tërë portofoli i aseteve të Bitmain aktualisht vlen 315 milion dollarë.

Nuk dihet nëse Bitmain ka shitur ndonjë pjesë të tyre por Samani thotë se me një rezervë të tillë është plotësisht e mund që kompani të shesë disa prej tyre për të mbajtur operacionet e gjalla.

A është Bitcoin nën presionin e shitjes?

Bitmain, ashtu si investitorë të tjerë në industrinë krypto, me shumë gjasa nuk do të shiste rezervat në bitcoin sepse është një prej pakta asete që premton për të ardhmen.

E njëjta vlen edhe për bitcoin cash të cilit Bitmain e mbështeti në Nëntor. Por me largimin e ekipit të zhvillimit të këtij klienti, mbajtja e rezervave të bitcoin cash është në dyshim.

Gjithashtu largimet nga puna nuk tregojnë asgjë për kompaninë. Të shumta janë kompanitë të cilat shkurtojnë fuqinë punëtore për të koordinuar shpenzimet me të ardhurat.

LEXO EDHE:  UET prezanton Fakultetin e Inxhinierisë, Informatikës dhe Arkitekturës, lançohet Çmimi i Inovacionit

Ashtu si çdo kompani tjetër asetesh kriptografike Bitmain lançoi produkte të reja nën euforinë e fundvitit të kaluar. Por kërkesa në rënie gjatë 2018-ës ka bërë që Bitmain të rishikojë strategjinë.

Çfarë do të ndodhë në të ardhmen?

Bitmain mund të kërkojë kapital shtesë pa u detyruar të shesë rezervat. Firma ka ndarë planet për daljen në bursë që do ta vlerësonte me 12 miliardë dollarë.

Bitmain ngriti 400 milionë dollarë nga Sequoia Capital dhe kompania aktualisht mban 67% të tregut të gërmimit të monedhave kriptografike. Gjithashtu ofron 60% të fuqisë gërmuese të mbarë industrisë. /PCWorld Albanian

Burimi: DoctorBitcoin

Lajmet e fundit>