Lajmet

Largimin nga “cookie-t” Google e shtyn për në 2024

Nga: PCWorld
Publikuar , 28 Korrik 2022
Përpjekjet e Google për tu larguar nga cookie-t datojnë që prej 2019-ës kur kompania zbuloi një axhendë e cila do tu garantonte përdoruesve më shumë privatësi. Largimin nga “cookie-t” Google e shtyn për në 2024

Edhe njëherë tjetër Google ka vendosur të shtyjë planet për të shuar cookie-t e palëve të treta në Chrome, të dhëna që uebsajtet i mbajnë për të kujtuar preferencat e përdoruesve dhe gjurmuar aktivitetin e tyre online.

Një ekzekutiv i Google tha se kompania tashmë ka vënë objektiv gjysmën e parë të 2024 për adoptimin e një teknologjie alternative.

Në Qershor të vitit të kaluar Google tha se do të largonte cookie-t në gjysmën e parë të 2023. Më përpara, konkretisht në Janar të 2020-ës, kompania kishte premtuar ta bënte në 2022.

Përpjekjet e Google për tu larguar nga cookie-t datojnë që prej 2019-ës kur kompania zbuloi një axhendë e cila do tu garantonte përdoruesve më shumë privatësi.

Metoda quhet Privacy Sandbox, një iniciativë e cila do të krijojë standarde uebi të cilat krijojnë mundësi për reklamim pa përdorimin e cookie-ve të gjurmimit.

Këto cookie përdorin reklama të personalizuara për të kapur historinë e uebit të përdoruesit dhe mbeten aktive për vite me radhë pa dijeninë e tyre.

Privacy Sandbox nga ana tjetër përdor një algoritëm brenda shfletuesve, Federated Learning of Cohorts (FLoC), për të analizuar aktivitetin e përdoruesit dhe gjeneruar një ID që mbron privatësinë e tyre por që mund të përdoret nga reklamuesit.

Google pretendon se FLoC është më anonim sesa cookie-t, por Fondacioni i Frontit Elektronik e ka përshkruar si e kundërta e teknologjive për mbrojtjen e privatësisë dhe e ngjashme me një sistem pikësimi bazuar në sjelljen e përdoruesit. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Përdoruesit po shpenzojnë më shumë kohë në TikTok sesa YouTube