Lajmet

Largohen dy shtojca për Chrome që dërgonin fshehurazi reklama

Publikuar , 25 Janar 2014
0
Largohen dy shtojca për Chrome që dërgonin fshehurazi reklama

Screen_Shot_2014-01-19_at_3.46.18_PM_610x387Siç duket, Google është duke i mbajtur premtimet qe ka dhënë. Një muaj pasi kompania lajmëroi se ishte duke larguar disa shtojca “shumë-qëllimshme” nga dyqani i aplikacioneve për Chrome, për ta mbajtur ndërfaqen e shfletuesit të pastër dhe për të mbrojtur përdoruesit nga befasitë e pakëndshme, sipas Wall Street Journal, Google ka larguar edhe dy shtojca për Chrome.

Dy shtojcat, “Add to Feedly” dhe “Tweet This Page” është raportuar se kishin përditësuar kodin e tyre në mënyrë që përdoruesit të jenë në gjendje të shohin më shumë reklama që shfaqen gjatë përdorimit të Chrome.

Shumë përdorues shkuan tek bordet me porosi pas përditësimit për t’u ankuar për reklamat. Sipas Wall Street Journal, Google thuhet që ka larguar shtojcat sepse kanë shkelur kushtet e shërbimit.

Gjiganti i uebit në përgjithësi i favorizon dyqanet e hapura të aplikacioneve që qeverisen më tepër nga shqyrtimet e përdoruesve se sa nga ndonjë softuer qendror me autoritet për aprovim.

Por edhe me qasjen e vet relativisht të hapur, Google është duke treguar që ende ka një ekosistem që duhet të qeveriset. “Mos krijoni një shtojcë që iu kërkon përdoruesve të pranojnë pako të funksioneve të ngjashme, si një njoftues për e-mail dhe një gjenerues i titujve kryesorë të lajmeve.

Nëse dy funksione janë të ndara në mënyrë të qartë, ato duhet të vendosen në dy shtojca të ndryshme dhe përdoruesit duhet ta kenë mundësinë e instalimit dhe fshirjes së tyre ndarazi,” thuhet në politikat e përditësuar për zhvillues të aplikacioneve për Chrome.

“Për shembull, funksioni që paraqet vlerësimet dhe vëzhgimet e produktit, por po ashtu fut reklama në ueb faqe, nuk duhet të vendoset në një shtojcë të vetme.” Sipas Wall Street Journal zhvilluesit paguheshin për “Add to Feedly” dhe “Tweet This Page” pas ndryshimit të kodit të tyre. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Arrestohet 20 vjeçari në Tiranë, hakoi 3,000 adresa në rrjetet sociale

Lajmet e fundit>