Lajmet

Largohet aplikacioni YouTube nga iOS 6

Publikuar , 07 Gusht 2012
0
Largohet aplikacioni YouTube nga iOS 6

Apple ka njoftuar se ka suspenduar aplikacionit YouTube për versionin më të fundit beta të iOS 6 dhe e tëra kjo nuk ka ngjarë rastësisht.

Marrëveshja për licensim që Google “ka mbaruar, por përdoruesit ende mund ta përdorin YouTube në aplikacionin për Ueb të Safarit.” Ndërmarrja, e pranoi se Google “është duke punuar” në një version tjetër – duke nënkuptuar një aplikacion të ndarë që do të duhet të mbijetojë përgjatë procesit të njëjtë të aprovimit për prani në dyqanin App Store ngjashëm si Google Drive, Gmail për iOS dhe aplikacionet e tjera.

Është interesant që është thënë se aplikacioni YouTube “do të mbetet në iOS 5 dhe më të vjetër” dhe kjo përfshinë iPhone, iPod touch dhe iPad. Është e qartë që një numër i përdoruesve do të përfundojnë në muajt në vijim duke e blerë pajisjen me iOS 6, që pritet të lëshohet gjatë vjeshtës së këtij viti, por kjo e lë të hapur pyetjen për përshtatshmëri – a do të mund të instalohet aplikacioni YouTube për iOS 6 edhe në iOS 5 dhe versione më të vjetra të iOS-it?

Duke i marrë parasysh të gjitha gjërat, kjo paraqet një gjë të mirë për konsumatorët. Kjo natyrisht paraqet një tjetër lojë nga Apple për të larguar veten nga sistemi më i madh operativ për celularë, po kjo poashtu ja ofron ndërmarrjes Google mundësinë që të ri-paramendojë aplikacionin YouTube dhe ndoshta edhe ta dizajnojë atë për të paraqitur një përvojë të shkëlqyer në celularë përgjatë shtytjes madhore për përmbajtjen origjinale të ndërmarrjes.

Apple nuk deshi të komentojë për gjendjen e aplikacionit të ri YouTube, e as kur është paraqitur për aprovim, por e dimë se 12 shtatori po afrohet. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  LG lançoi variantin "low-cost" të flagshipit G7 ThinQ

Tags >

iOS 6
Lajmet e fundit>