Lajmet

Last Message u dërgon mesazh kontakteve më të rëndësishëm kur telefonit po i bie bateria

Publikuar , 21 Janar 2013
0
Last Message u dërgon mesazh kontakteve më të rëndësishëm kur telefonit po i bie bateria

Last messageLast Message është një aplikacion i thjeshtë për Android që dërgon mesazhe, e-maile, mesazhe në Facebook apo cicërima për të njoftuar miqtë tuaj kur telefonit po i bie bateria.

Në këtë mënyrë ata e dinë pse telefoni juaj është fikur dhe nuk shqetësohen. Bateritë janë gjithmonë një nga çështjet më problematike me smartfonët e sotëm, prandaj ky aplikacion tenton ta lehtësojë disi këtë problem duke njoftuar personat më të rëndësishëm si bashkëshortin/en, shokun e dhomës, prindërit apo kontakte të tjerë të cilët shqetësohen nëse e gjejnë të fikur telefonin tuaj.

Ju keni në dorë të zgjidhni se kur do të dërgohen njoftimet, për shembull nëse bateria bie nën 15%.

Më pas mund të shkruani mesazhin tuaj dhe ta vendosni aplikacionin të aktivizohet në ditë apo orë të caktuara gjate javës.

Aplikacionin mund ta shkarkoni në Google Play: Last Message.

Për më tepër mund të shihni videon e mëposhtme. (PCWorld Albanian)

[youtube id=”M57osc2W9cQ”]

LEXO EDHE:  Galaxy Note 10 vjen me dizajnin surprizë

Lajmet e fundit>