Lajmet

LastPass Premium planifikon që të vijë së bashku me Ubuntu Edge

Publikuar , 04 Gusht 2013
0
LastPass Premium planifikon që të vijë së bashku me Ubuntu Edge

LastPassNjë nga shërbimet më të popullarizuara në ueb për menaxhim të fjalëkalimeve, LastPass, është duke përkrahur Ubuntu Edge dhe mbështetësit e tij.

Një abonim prej një vit në shërbim do të vijë së bashku me çdo pajisje me Ubuntu Edge që është “blerë” gjatë fushatës. Shefi ekzekutiv i LastPass, Joe Siegrist, thotë që shërbimi i tyre “është një përkim i shkëlqyer për një pajisje të konvergjuar si Ubuntu Edge.

Ai më tej shtoi: “Ubuntu Edge është duke i shtyrë kufijtë e pajisjeve mobile siç i njohim ne, duke paraqitur harduerin më të mirë dhe softuerin më inovativ dhe mundësitë më të mira për grumbullim.”

Është gjë mjaft premtuese me të parë ndërmarrjet si Ubuntu Edge, diçka për të cilën fushata do të ketë shumë më tepër nevojë në javët e ardhshme nëse qëllimi i tyre i arritjes së shumës prej 32 milionë dollarëve realizohet.

Ju mund të ndihmoni duke dhënë sado pak (ose sado që mundeni) për fushatën duke klikuar këtu. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Franca thirrje Bashkimit Evropian për rregullimin e kriptomonedhave

Tags >

ubuntu
Lajmet e fundit>