Analiza

LCD-ja Lenovo ofron raportin e vërtetë të ekranit të gjerë

Publikuar , 10 Shkurt 2010
0
LCD-ja Lenovo ofron raportin e vërtetë të ekranit të gjerë

Por ai ka një raport të vërtetë 16:9 dhe me lidhjen HDMI të përfshirë si dhe një rezolucion prej 1920 me 1080, L215p është i optimizuar për të paraqitur përmbajtje high definition.

Në testet tona formale të cilësisë së imazhit, L215p tregoi tekst të mprehtë dhe ngjyra të sakta. Ai u paraqit gjithashtu mirë në testet tona të lëvizjes, duke treguar dhëmbëzim të dukshëm.

Opsionet multimediale përfshijnë një kamera web, tre porte USB, konektorë për kufje dhe mikrofon dhe një shufër audio të integruar, e cila prodhon volum të përshtatshëm. Për të aksesuar menynë në ekran, ju duhet të kaloni gishtat në pjesën e poshtme të kornizës.

Përveç lidhjes HDMI, L215p ka dhe një port VGA, por jo port DVI. E lidhëm monitorin me një kabllo DVI-për-HDMI, përndryshe ju duhet të përdorni lidhjen më pak cilësore me VGA. Monitori mund të rrotullohet dhe të lëkundet lehtësisht, por nuk mund të lëvizë poshtë dhe lart dhe as mund të rrotullohet rreth një pike.

Duke marrë parasysh armatimin me opsione ekstra, cilësinë e mirë të imazheve, raportin e orientuar drejt HD-së dhe lidhjen HDMI, L215p duhet të plotësojë kërkesat e fansave multimedialë, të cilët kërkojnë një ekran të optimizuar për teknologjinë më të fundit. Për $254 është gjithashtu dhe një pazar i mirë.

LEXO EDHE:  Si do të ndryshojë 5G-ja jetët tona?

Lajmet e fundit>