Biznes

Lehtësimi i tregtisë elektronike, Ibrahimaj: Platformë për mbrojtjen e konsumatorit

Nga: PCWorld
Publikuar , 30 Shtator 2021
Lehtësimi i procedurave për tregtinë elektronike ka marrë hov gjatë viteve të fundit edhe për shkak të situatës së pandemisë, ku për shkak të mbylljes së të gjitha bizneseve në të gjithë rajonin, tregtia elektronike mori hov dhe rriti përqindjen gjatë tregtisë totale. Lehtësimi i tregtisë elektronike, Ibrahimaj: Platformë për mbrojtjen e konsumatorit

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim që i hap rrugë çeljes së një platforme për mbrojtjen e konsumatorëve që blejnë online dhe do të lehtësojë edhe procedurat e tregtisë elektronike.

Kjo platformë do të jetë e vendosur në të gjitha vendet e CEFTA-s, deklaroi ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj.

“Këshilli i Ministrave miratojë një vendim të Komitetit të përbashkët të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë për Evropën Qendrore, CEFTA, i cili i hap rrugën lehtësimit të procedurave të tregtisë elektronike.

Lehtësimi i procedurave për tregtinë elektronike ka marrë hov gjatë viteve të fundit edhe për shkak të situatës së pandemisë, ku për shkak të mbylljes së të gjitha bizneseve në të gjithë rajonin, tregtia elektronike mori hov dhe rriti përqindjen gjatë tregtisë totale.

Në fakt të gjitha bizneset dhe ato shqiptare janë duke investuar në dixhitalizim dhe në teknologjinë e informacionit, me synim ofrimin e këtij shërbimi sa më mirë dhe për ti ardhur në ndihmë dhe në mbrojtje të gjithë konsumatorëve.

Kjo marrëveshje e firmosur i hap rrugën çeljes së një platforme, në kuadër të mosmarrëveshjeve rajonale, në kuadër të mbrojtjes së konsumatorëve.

Thënë më shkurt nëse një qytetar shqiptar do të blejë pajisje, veshje, shërbime online, tashmë do ti hapet rruga krijimit të platformës që në momentin që ky qytetar do të ketë pakënaqësi apo problematika me produktin që blen, do të ketë mundësi që ta zgjidhi këtë mosmarrëveshje nëpërmjet platformës që është vendosur pranë vendeve të CEFTA-s”. /Monitor

LEXO EDHE:  Një përditësim i thjeshtë nxori jashtë funksioni dhjetëra aplikacione Android