Harduer

Lenovo dhe AMD zbulojnë kompjuterin monstër me procesor monstër

Nga: PCWorld
Publikuar , 15 Korrik 2020
0
Lenovo thotë se ky është i vetmi Workstation PCIe 4.0 dhe e paraqet si një opsion për ata që duan të kursejnë përballë kompjuterëve P720 me dy procesorë fizikë. Lenovo dhe AMD zbulojnë kompjuterin monstër me procesor monstër

AMD përdori debutimin e ThinkStation P620 për të prezantuar procesorin 3995WX i cili është i pari Threadripper që ka markën Pro. Workstation bazohet në çipin BXB-B dhe ofron mbështetje për PCI3 Gen 4 dhe 128 linja PCIe.

Linja pro e Threadripper ka një mori funksionesh të cilat fokusohen kryesisht tek siguria. Këto janë Memory Guard, Secure Boot dhe TPM 2.0.

Modeli 3995WX është flagshipi i linjës Pro. Ka frekuencë 2.7Ghz dhe turbo 4.2Gz, 288MB cache dhe 280-vat TDP.

Lenovo thotë se ky është i vetmi Workstation PCIe 4.0 dhe e paraqet si një opsion për ata që duan të kursejnë përballë kompjuterëve P720 me dy procesorë fizikë.

Në aspektin e memories ky kompjuter mund të pajiset me SSD 4TB dhe HDD 7,200rpm deri në 16TB.

Grafikat mbështeten në dy karta Nvidia Quadro RTX 8000 ose katër Quadro RTX 4000 duke lejuar përdorimin e disa monitorëve njëherazi. Edhe në konektivitet ky kompjuter nuk çalon si katër porta USB 3.2 Type-A Gen 2, dy porta USB 2.0, dy porta PS/2, një portë Ethernet 10Gbps.

Nuk ngelet detaj tjetër veç çmimit. ThinkStation P620 fillon nga 4,599 dollarë kur të dalë në shitje në muajin Shtator. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Ndizet lufta, Intel i kundërpërgjigjet AMD me një procesor monstër

Tags >

AMDlenovo