Harduer

Lenovo fillon me shitjet e 3D IdeaPad Y560d

Publikuar , 02 Korrik 2010
0
Lenovo fillon me shitjet e 3D IdeaPad Y560d

Laptopi përdor sistemin TriDef 3D, që fuqizohet nga ATI Mobility Radeon HD 5370, në vend të teknologjisë së popullarziuar 3D të Nvidia-së. Një ekran 15.6 inç me rezolucion 1366 x 768 piksela do të jetë standard për të gjitha modelet.

Konfigurimi bazë niset me CPU 1.6 GHz Core i7, pastaj vazhdon me 4GB RAM dhe me një HDD 500 GB. Sistemi mund të blihet drejtpërsëdrejti nga Lenovo apo nga shitësit tjerë të Lenovo-së, për një çmim prej 1500 dollarë.

Kompania pritet që të zgjerojë opsionet për këtë produkt gjatë të ardhmes, dhe ofertat pritet të përfshijnë CPU prej Core i3 e deri tek 1.86 GHz quad Core i7. Laptopi gjithashtu do të ofrohet me njësi Blu-ray dhe me sistemin hibrid të ruajtjes së Lenovo, RapidDrive, që bashkon një palë 64 GB SSD me quick-boot, me një disk të zakonshëm 750 GB.

LEXO EDHE:  Kjo kompani e padëgjuar më parë prezantoi telefonin e parë në botë me ekran që paloset

Lajmet e fundit>