Biznes

Lenovo i uron mirëseradhjen punonjësit më të ri, aktorit Ashton Kutcher

Publikuar , 30 Tetor 2013
0
Lenovo i uron mirëseradhjen punonjësit më të ri, aktorit Ashton Kutcher

Lenovo1Prodhuesi i PC-ve, Lenovo, postoi një foto në Twitter gjatë ditës së martë duke prezantuar punonjësin më të ri.

Ju sigurojmë që fotoja që shoqëron kartën e identifikimit do t’ju habisë. Është pikërisht aktori amerikan Ashton Kutcher, i cili ka luajtur së fundmi Steve Jobs-in në filmin Jobs.

Emri i tij është listuar ai “inxhinier produktesh”. Kjo lëvizje vjen në kuadër të livestream-it që do të bëjë Lenovo të martën në mbrëmje (#Betterway global livestream) e cila synon të sjellë një sërë produktesh të reja inovative.

Lenovo ka deklaruar se Kutcher do të nevojitet gjatë eventit, i cili do të filmohet live nga YouTube Space LA në Los Angeles Space si dhe do të ketë performanca muzikore nga Hunter Hunted.

Kutcher në fakt ka shprehur interesin e tij për teknologjinë. Ai ka qenë madje edhe një ndër adaptuesit e parë të Twitter-it. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Kompanitë celulare në Shqipëri vazhdojnë të humbasin abonentë

Tags >

lenovo
Lajmet e fundit>