Harduer

Lenovo lançon disa laptopë të rinj

Publikuar , 16 Prill 2014
0
Lenovo lançon disa laptopë të rinj

a540_hero_01-100262067-large (1)Kompania Lenovo ka lançuar një numër të konsiderueshëm produktesh të reja për konsumatorët e saj përfshi edhe laptopë si dhe një version i “vogël” i A740 “All in One” i shfaqur edhe në eventin e CES në Janar. Lenovo A540 AIO(All In One) do të ketë një ekran 23.8 inç IPS që ofron një rezolucion 1920 me 1080 pixel. Ky kompjuter desktop do të ofrohet me një zgjedhje të ndryshme procesorësh si Intel Core i7 dhe karta grafike Nvidia GeForce GT840. Çmimet do të fillojnë nga 1280 dollarë dhe kompjuterët do të ofrohen nga muaji korrik.

a540_hero_01-100262067-large (1)Disa laptopë të rinj gjithashtu do ti shtohen linjës së produkteve të Lenovo-s. Seritë buxhetore B50 dhe G50, si dhe laptopët Flex 14D dhe Flex 15D të prezantuar nga kompania në eventin e CES do të fillojnë të ofrohen së shpejti. Lenovo B50 është një laptop 15 inç me rezolucion 1366 x 768 pixels. Megjithëse është i pajisur me ekran me prekje kompjuterët do të vijnë me Windows 7 në vend të Windows 8.

Modelet Lenovo B50 do të jenë të disponueshme me proçesorët e gjeneratës së katërt të Intel Core i7 dhe një kartë grafike opsionale Nvidia GeForce 820M, ose me proçesorë AMD A8 dhe kartë grafike opsionale AMD Radeon R5 M230. B50 vjen më një lexues DVD dhe hardisk deri në 1 TB. Një skaner i shenjave të gishtave do të jetë veçori opsionale. Çmimet do të fillojnë nga 399 dollarë për këtë linjë dhe do të jenë të disponueshëm nga Lenovo dhe distributorët e autorizuar të kësaj kompanie. Qartësisht duhet të kuptoni se çmimi 399 dollarë është fillestar dhe nuk do të merrni kurrë një laptop me Core i7 në atë kosto.

LEXO EDHE:  Google Play Store përsëri lejon penetrimin e maluerëve kriptografike

b50-100262069-largeLenovo G50 më pak i njohur i kompanisë do të jetë i disponueshëm më proçesor Core i7 dhe kartë grafike të preferuar që është AMD R5-M. Ekrani do të jetë me prekje ngaqë Lenovo thotë se do të vijë me Windows 8.1, ndërsa uebfaqja e Lenovo-s konfirmon një ekran 1366 x 768, një lexues DVD dhe BlueRay, kamër 720p dhe hardisk 1 TB. Çmimet do të fillojnë nga 399 dollarë për parametra më të ulët.

Më shumë laptopë të tjerë

Laptopët e prezantuar më parë, seritë Lenovo Z40 do të jenë të disponueshëm në maj. Në eventin CES në Janar, Lenovo tha se Z40 do të fuqizohej nga proçesorët Intel. Por raportet më të fundit për shtypin thonë se që të dy seritë Z40 dhe Z50 do të ofrojnë performancë ekstreme të proçesorëve më të rinj AMD. Çmimet për seritë Z do të fillojnë nga 579 dollarë me Z40 të disponueshëm në muajin maj dhe Z50 në muajin korrik.

z40-100262068-largeDhe e fundit, Lenovo prezantoi dy modele te reja Flex. Laptopët Flex 2 do të jenë të disponueshëm me ekranet 14 dhe 15.6 inç dhe rezolucion 1920 x 1080 pixels që mund të rrotullohen 360 gradë. Ndryshe nga modelet Yoga, ekranet e këtyre laptopëve nuk rrotullohen, kështu që duhet të rrotulloni pajisjen.

flex2_14-100262075-largeModelet 14 inç Flex do të fuqizohen nga proçesorët Intel Core i7 dhe kartat grafike Nvidia. Modeli 15.6 inç do të ofrohet me proçesorët AMD A8 me kartë grafike të integruar. Që të dy modelet do të kenë kamera 720p dhe hapësirë 1 TB. Çmimet do të fillojnë nga 429 dollarë për modelet 14 inç Flex 2 dhe 799 dollarë për modelet 15 inç Flex 2 që do të jenë të disponueshëm nga muaji qershor. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Lluka në ICT Awards, ekonomia digjitale ndërlidh shqiptarinë mes vete

Lajmet e fundit>