Harduer

Lenovo lançon serinë e re të smartfonëve të quajtur K3

Publikuar , 06 Dhjetor 2014
0
Lenovo lançon serinë e re të smartfonëve të quajtur K3

lenovo_k3_yellowKompania Lenovo ka sjellë një seri të re smartfonësh në Kinë të quajtur K3. Këta smartfonë janë të disponueshëm nga një kompani tregtare kineze online me një çmim prej 599 CNY. Lenovo K3 është cilësuar si një rival i drejtpërdrejtë i smartfonin Redmi 1S të Xiaomi.

Një publikim kinez ka bërë të ditur se smartfoni K3 do të jetë vetëm i disponueshëm për blerje online. Ky smartfon ka një ekran IPS 5-inç HD, trashësi 7.9mm, procesor Qualcomm Snapdragon 410 1.2GHZ të shoqëruar nga 1GB RAM dhe hapësirë memorie 16GB. Ai është i pajisur me dy kamera 8 dhe 2 megapixel, ka përmasa 141×70.5×7.9mm dhe ngarkohet nga një bateri 2300mAh. Përsa i përket ngjyrës K3 vjen në versionet në ngjyrë të verdhë dhe të zezë. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Shitjet e kompjuterave vijojnë të bien, HP dhe Lenovo dy prodhuesit e mëdhenj

Tags >

lenovo
Lajmet e fundit>