Harduer

Lenovo ofron laptopin ThinkPad X131e me sistemin operativ Chrome

Publikuar , 19 Janar 2013
0
Lenovo ofron laptopin ThinkPad X131e me sistemin operativ Chrome

Lenovo lançon laptopin solid ThinkPad X131, duke filluar nga 429 $ me sistem operativ Chrome të Google-it. Lenovo i bashkohet Acer dhe Samsung-ut, si kompanitë që ofrojnë laptopë me sistem operative Chrome. X131e, lançuar të enjten.

Pajisja ka një ekran 11.6-inç dhe një procesor Intel. Sistemi operativ Chrome i Google është për ata që punojnë shumicën e kohës në Ueb. Laptopët me ketë sistem operativ janë quajtur edhe si Chromebooks.

X131e Lenovo është më i shtrenjtë se Chromebook C7 i Acer-it, i cili fillon nga 199 $ dhe është gjithashtu i bazuar në një procesor Intel. Chromebooks të Samsung-ut, të cilët fillojnë nga 249 $, fuqizohen nga një procesor ARM.

Lenovo është krijuesi i dytë më i madh në botë për kompjuterët personale

Karakteristikat e tjera të laptopit Lenovo janë një webcam dhe portat HDMI e VGA. Laptopi ka mbrojtëse gome në mënyrë që të mund të përballojë goditjet apo rëniet. Laptopi do të fillojë të shitet më 26 shkurt 2013, por një zëdhënës i Lenovo-s nuk mundi të japi vendet në të cilat do të shitet pajisja.

Lenovo me ketë laptop kërkon të targetoje tregun e edukimit, i cili do të ofrohet përmes rishitësve në disa rajone. Zëdhënësi nuk mundi të thotë se kur laptopi do të jetë në dispozicion të konsumatorëve.

Kompania edhe më herët kishte në shënjestër “netbooks” për tregun e arsimit, por ndaloi shitjen e tyre për shkak të kërkesës së dobët. Lenovo është krijuesi i dytë më i madh në botë për kompjuterët personale.

Kompania gjithashtu ofron një model të X13e, me Windows 7 duke filluar nga 699,99 $. (PCWorld Albanian)

Lenovo ThinkPad X131e

LEXO EDHE:  Prezantohet laptopi i parë në botë me 5G

Tags >

lenovo
Lajmet e fundit>