Harduer

Lenovo përditëson laptopët Slim me procesorët Ryzen 6000

Nga: PCWorld
Publikuar , 05 Maj 2022
Slim 9i, Slim 7i, Slim 7i Pro X, Slim 7i Carbon dhe Slim 7 janë përditësuar me procesorët më të fundit AMD Ryzen 6000 Series. Lenovo përditëson laptopët Slim me procesorët Ryzen 6000

Çdo pranverë Lenovo rifreskon modelet e laptopëve ndërsa ditën e sotme kompania zbuloi një gjeneratë të re të serive Slim.

Slim 9i, Slim 7i, Slim 7i Pro X, Slim 7i Carbon dhe Slim 7 janë përditësuar me procesorët më të fundit AMD Ryzen 6000 Series.

Modelet 9i sipas Lenovo ka eliminuar plotësisht karbonin nga përmbajtja e materieleve. Edhe pse ndryshimet nuk janë aq dramatike, linja e re ofron një rritje të konsiderueshme performance, jetëgjatësie dhe cilësie ekrani.

Slim 9i është model 14-inç Wi-Fi 6 me tre porta Thunderbolt 4. Ekrani vjen me një opsion 4K OLED Puresight dhe në krye të tij qëndron një kamër infra të kuqe që do të thotë se mund të përdoret për teknologjitë e njohjes së fytyrës. Çmimet e Slim 9i fillojnë nga 1,799 dollarë.

Krahas modeleve Ryzen 6000, laptopët kanë edhe linjën Intel 12th-Gen. Sakaq Slim 7i Pro X dhe Slim 7 Pro X gjithashtu janë laptopë 14-inç ku i pari ka procesorët Intel 12-Gen dhe i dyti AMD Ryzen 6000.

Blerësit mund ta konfigurojnë me deri në 32GB RAM dhe kartë grafike RTX 3050 për laptopët. Çmimet fillojnë nga 1,499 dollarë.

Së fundi Slim 7 vjen me ekran 16-inç me procesorët Ryzen 6000 dhe fillon nga 1,499 dollarë ndërsa Slim 7i me procesorët Intel 12-gen në dy variante 14-inç dhe 16-inç me çmime nga 1,199 dollarë dhe 1,599 dollarë respektivisht.

Në fund të linjës qëndron modeli 13-inç Slim 7i Carbon me procesorët Intel 12-Gen dhe çmim nga 1,299 dollarë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Motorola tregon konceptin e smartfonit me ekran që rrotullohet

Tags >

lenovo