Harduer

Lenovo provon përsëri me tabletët premium Android

Nga: PCWorld
Publikuar , 01 Shtator 2020
0
Edhe pse kompania e përshkruan tabletin si një pajisje produktiviteti, vjen me një çip gaming, Snapdragon 730G. Lenovo provon përsëri me tabletët premium Android

Lenovo prezantoi ditën e Hënë një pajisje të re e cila është një nismë e vjetër. Bëhet fjalë për një tablet Android premium që sipas kompanisë është më i fuqishmi prodhuar deri më sot.

Lenovo Tab P11 Pro ka një ekran 11.5-inç OLED me rezolucion 2,560×1600 piksel, HDR10 dhe Dolby Vision.

Edhe pse kompania e përshkruan tabletin si një pajisje produktiviteti, vjen me një çip gaming, Snapdragon 730G.

Çipi së bashku me Snapdragon 730 dhe 665 janë procesorë të lançuar në 2019-ën. Të tre kanë opsione flagshipi me çmime të ulëta.

Tableti i Lenovo vjen me një tastierë opsionale dhe laps stylus. Ka katër altoparlantë JBL me Dolby Atmos. Krahas këtij tableti, Lenovo prezantoi edhe një tjetër me opsionin e ri të Google, Kids Space.

Lenovo Tab P11 Pro del në shitje në Shtator dhe kushton 499 dollarë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  iPhone 12 do të ketë një avantazh të madh ndaj telefonëve Android