Biznes

Lenovo raporton fitime rekord

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 23 Maj 2019
0
Të ardhurat vjetore ishin 51 miliardë dollarë, shifra të cilat Lenovo ja faturoi biznesi të kompjuterëve personal i cili përbën 75% të të ardhurave totale. Lenovo raporton fitime rekord

Grupi Kinez Lenovo raportoi trefishim të fitimit për tre mujorin e parë të 2019-ës falë rritjeve të shitjeve të kompjuterëve personale.

Fitimi i Lenovo në fund të muajit Mars u rrit në 118 milionë dollarë ndërsa analistët kishin parashikuar 91.4 milionë dollarë. Një vit më parë fitimi ishte 33 milionë dollarë.

Të ardhurat u rritën me 10% në 11.71 miliardë dollarë dhe është në një linjë me parashikimin e analistëve prej 11.65 miliardë dollarë.

Për vitin e plotë që u mbyll në muajin Mars, fitimi i Lenovo ishte 597 milionë dollarë nga një humbje 189 milionë dollarë një vit më parë.

Të ardhurat vjetore ishin 51 miliardë dollarë, shifra të cilat Lenovo ja faturoi biznesi të kompjuterëve personal i cili përbën 75% të të ardhurave totale.

Shitjet globale të kompjuterëve ranë me 4.6% për tre muajt e parë të vitit dhe ky trend negativ nuk pritet të ndryshojë sipas firmave analitike Gartner dhe IDC. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Prej 6 vitesh Apple shpallet marka me më vlerë në botë

Tags >

lenovo
Lajmet e fundit>