Harduer

Lenovo sfidon Apple MacBook me ThinkPad X13s

Nga: PCWorld
Publikuar , 28 Shkurt 2022
Fokusi i ThinkPad X13s në produktivitetin mobil do të thotë se dizajni i laptopit është pa ventilator dhe peshon vetëm 1.13 Kg. Lenovo sfidon Apple MacBook me ThinkPad X13s

Ndryshe nga MacBook Apple me procesorët M1 me arkitekturë mobile të cilët shijuan një popullaritet të lartë, e njëjta nuk mund të thuhet për laptopët me procesorët mobile Snapdragon.

Lenovo shpreson ta ndryshojë këtë, të paktën për bizneset me modelin e ri ThinkPad X13s.

Arma sekrete e ThinkPad X13s është procesori Snapdragon 8cx Gen 3 që Lenovo thotë se është kompania e parë që implementon këtë çip.

Duke shfrytëzuar efikasitetin e energjisë dhe ekranin 400-nit 13.3-inç me fuqi të ulët, Lenovo thotë se ThinkPad X13s mund të qëndrojë për 28 orë me një karikim të vetëm.

Fokusi i ThinkPad X13s në produktivitetin mobil do të thotë se dizajni i laptopit është pa ventilator dhe peshon vetëm 1.13 Kg.

Specifika të tjera të laptopit janë Wi-Fi 6E, 32GB RAM, 1TB PCIe, dy porta USB-C 3.2 Gen 2.

Laptopi vjen me Windows 11 Pro të instaluar. Funksione të avancuara të inteligjencës artificiale si menaxhimi i zhurmave nga mikrofoni gjatë një video konference, apo një funksionalitet për identifikimin e përdoruesit kur ulet përballët laptopit për të fikur ose ndezur ekranin.

ThinkPad X13s del në shitje në Maj duke filluar nga 1,100 dollarë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Shitjet e kompjuterëve fillojnë rënien pas pandemisë