Harduer

Lenovo shpalos laptop me CPU Core i7 si dhe produkte tjera

Publikuar , 26 Tetor 2009
0
Lenovo shpalos laptop me CPU Core i7 si dhe produkte tjera

Sot kjo kompania ka lajmëruar lloje të ndryshme të desktopëve dhe laptopëve të rinj, ku më së shumti bie në sy laptop me procesor Core i7, si dhe zgjerimi i linjës ultraportabile U, që përmban netbook ultra të hollë.

IdePad Y550P, është produkti i nivelit më të lartë që është shpalosur nga Lenovo, dhe mund të quhet si një bashkësi e kompletuar për argëtim dhe përdorim multimedial, duke pasur parasysh se edhe ekran 15.6 inç (16:9) me 1366 x 768 piksela, njësi Blu-Ray, grafikë Nvidia GeForce GT 240 M, 8GB DDR3 RAM, 500 GB HDD dhe sipas Lenovo do të fillojë me një çmim prej 1400 dollarë.

IdeaPad U350 ishte një sistem mjaft i pëlqyer kur u paraqit para konsumatorëve, por dëshpërimi shkonte për procesorin mono-bërthamësh me voltazh të ultë. Për të përmirësuar këtë, Lenovo ka sjellë rifreskimet e U350, me procesorë  të rinj Core 2 Duo (me voltazh të ultë), modelet 11.6 inç (U150) dhe 15 inç (U550).

IdePad U150, fillon me një çmim prej 585 dollarë dhe peshon vetëm 1.35 kilogram dhe gjithashtu përmban bateri tre-qelizore. Ai gjithashtu do të ketë një procesor me voltazh të ultë që mund të shkojë deri në Core 2 Duo, si dhe do të mund të ofrojë grafikë diskrete apo të integruar.

IdeaPad U550 përfaqëson madhësinë dhe funksionin e një MacBook, dhe përfshin njësi optike të integruar, duke e bërë më shumë si një laptop hibrid të tregut mesatar. Ai gjithashtu mund të ofrojë edhe grafik të integruar apo diskrete (një Ati Mobility Radeon HD4330), dhe fillon me një çmim prej 650 dollarë.

LEXO EDHE:  Samsung Galaxy A8 është telefoni i parë i kompanisë me ekranin Infinity-O

Gjithashtu janë shpalosur edhe një numër i ngjyrave të reja për linjën e netbook-ve IdeaPad S10-2.

Lajmet e fundit>