Harduer

Lenovo sjell laptopët e parë 5G në Dhjetor

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 01 Gusht 2019
0
Sipas një punonjësi anonim të Lenovo, kompania po punon me Intel dhe Qualcomm për të prodhuar laptopë me jetëgjatësi bateri deri në 12 orë dhe konektivitet 5G. Lenovo sjell laptopët e parë 5G në Dhjetor

Tregu i laptopëve mund të tronditet së shpejti me Lenovo që po përgatitet të lançojë modelet e para 5G në Dhjetor të 2019.

Laptopë të cilët mund të lidhen me rrjetet super të shpejta 5G do të bënin diferencën duke revolucionarizuar mënyrën sesi i përdorim sot.

Sipas një punonjësi anonim të Lenovo, kompania po punon me Intel dhe Qualcomm për të prodhuar laptopë me jetëgjatësi bateri deri në 12 orë dhe konektivitet 5G.

Kjo do të thotë se laptopët Lenovo mund të përfundojnë në Projektin Athina të Intel i cili ka për qëllim ti bëjë laptopët Windows 10 më të shpejtë, me të hollë dhe me jetëgjatësi të lartë baterie.

Megjithatë duhet të kujtojmë se është një konektivitet në fazat e para dhe kur të arrijë në potencialin maksimal, 5G-ja do të hap një botë të re mundësish falë shpejtësisë që 4G nuk e arrin dot.

Natyrisht do të duhet kohë deri në maturimin e kësaj teknologjie. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Apple ka mjaftueshëm kapacitete nëse bllokohet prodhimi i iPhone në Kinë

Tags >

lenovo
Lajmet e fundit>