Harduer

Lenovo sjell specifikimet e 2020 për laptopët e biznesit ThinkPad

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 28 Shkurt 2020
0
Së fundi Lenovo prezantoi një rifreskim të linjës së laptopëve për 2020. Dhe siç mund të prisni, kjo linjë anon drejt qëndrueshmërisë, lehtësisë në përdorim me opsione të avancuara për përdoruesit e biznesit. Lenovo sjell specifikimet e 2020 për laptopët e biznesit ThinkPad

Ishte njëherë e një kohë kur kompjuterët ThinkPad ishin sinonim i laptopëve. Edhe pse IBM e shiti markën tek Lenovo në 2005, ThinkPad vijoi të ishte një prej linjave të laptopëve më suksesshëm dhe të qëndrueshëm në treg.

Së fundi Lenovo prezantoi një rifreskim të linjës së laptopëve për 2020. Dhe siç mund të prisni, kjo linjë anon drejt qëndrueshmërisë, lehtësisë në përdorim me opsione të avancuara për përdoruesit e biznesit.

Lenovo ThinkPad T14, T14s dhe T15

ThinkPad T është linja më premium e laptopëve të Lenovo. Sistemi i numrave përfaqëson madhësinë e ekraneve ku T14 është 14-inç, T15 15-inç dhe T14s një edicion super portativ.

Modelet e reja të rifreskuara vinë me Windows 10 Pro si standard dhe fuqizohen nga procesorë të gjeneratës së 10-të Intel Core vPro. T14s dhe T14 mund të konfiguron edhe me procesorin AMD Ryzen Pro 4000.

Laptopët kanë standardet më të fundit si teknologjinë Wi-Fi 6. Në brendësi të tyre gjendet edhe teknologjia e Dolby si Dobly Audio dhe Dolby Vision. Për të kursyer energji pajisjet vinë me teknologjinë “Modern Standby” të Lenovo. Kjo ndihmon laptopët e serive T të fitojnë një eksperiencë smartfoni ku sinkronizimi i të dhënave vijon në sfond gjatë kursimit të energjisë.

Lenovo ThinkPad X13 dhe X13 Yoga

Jo të gjithë duan një pajisje të madhe dhe për këtë Lenovo ka menduar me modelet ThinkPad X13 dhe X13 Yoga. Këta janë versione më të vogla të ripaketuara të serive T. Mund të pajisen me ekrane FHD 500-nit PrivacyGuard. Ky lloj ekrani ju mbron informacionin nga sytë përgjues të të tjerëve.

X13 Yoga hyn në segmentin e pajisjeve hibride me ekran me prekje. Kjo do të thotë se laptopi funksionon edhe si tablet. Gjithashtu vjen me Dobly Audio por edhe ekran UHD OLED me Dolby Vision. Të dy modelet kanë procesorët e fundit Intel Core vPro ndërsa vetëm modeli ThinkPad X13 mund të pajisjet me procesorin AMD Ryzen Pro 4000.

LEXO EDHE:  AMD konfirmon, vrasësi i "Nvidia" vjen këtë vit

Lenovo ThinkPad L13, L13 Yoga, L14 dhe L15

Edhe pse seritë T dhe X ofrojnë performancë të nivelit të lartë, ato gjithashtu janë të shtrenjtë. Seritë L sjellin për ata me buxhet më të ulët funksione të rangut të lartë.

CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 82

Modelet e reja L janë më të hollë dhe më të lehtë sesa paraardhësit e madje janë pajisur me standardin Wi-Fi 6. L13, L13 Yoga, L14 dhe L15 vinë me Windows 10 Pro, skaner të shenjave të gishtërinjve për Windows Hello, procesor Intel Core vPro gjenerata e 10 ndërsa L14 dhe L15 mund të pajisjen edhe me AMD Ryzen Pro 4000. /PCWorld Albanian