Harduer

Lenovo: Tabletat RT do të kushtojnë 300$ më pak se pajisjet e Windows 8

Publikuar , 21 Gusht 2012
0
Lenovo: Tabletat RT do të kushtojnë 300$ më pak se pajisjet e Windows 8

Edhe pse dëshirojmë vërtet që të ndodhë, me shumë mundësi Microsoft-i nuk do ta hedhë në treg Surface me çmimin 199$, sipas thashethemeve të kësaj jave.

Një strategji çmimi kaq agresive, jo vetëm që do të mërziste partnerët e Microsoft-it, por do të nënkuptonte edhe shitjen e pajisjes me një humbje të konsiderueshme.

Pra, sa do të kushtojë Surface? Asnjë nuk e di me siguri, por sipas Lenovo, versioneve të Windows RT do t’u vihet një çmim 300$ më pak se homologëve të saj të Windows 8.

“RT do të ketë një çmim goxha të konsiderueshëm,” sipas një interviste me David Schmoock, drejtorin e operacioneve të Lenovo në Amerikën e Veriut.

Ai sugjeroi gjithashtu se tabletat Surface të Windows 8 do të shiten për 600$ dhe 700$, pra, në qoftë se i bëjmë mirë llogaritë, tabletat RT të Windows do të dalin në treg me çmimet nga 300$ deri në 500$, që janë parashikime më të arsyeshme se 199$. 

Tabletat RT të Windows do të kenë një harduer të bazuar në ARM dhe një proçesor x86 të Intel ose AMD. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Prezantohet laptopi i parë në botë me 5G

Lajmet e fundit>