Harduer

Lenovo të lansoj Ultrabookun ThinkPad T430

Publikuar , 11 Gusht 2012
0
Lenovo të lansoj Ultrabookun ThinkPad T430

Vëmendja më e madhe rreth produkteve të Lenovos është vënë pas tabletit ThinkPad 2 me sistem operativ Windows 8 dhe Ultrabookun ThinkPad X1 Carbon, por kompania është gati të nxjerrë në treg një produkt tjetër të quajtur ThinkPad T430u i cili është një ultrabook që synon posaqërisht tregun e biznesit.

ThinkPad T430u në fillim u prezantua në shfaqjen Consumer Electronics në Las Vegas në fillim të këtij viti, dhe është planifikuar që të dalë në treg në tremujorin e tretë të vitit.

Duke e mbajtur atë premtim, Lenovo do të filloj ta shes produktin e vet në fund të këtij muaji duke filluar me çmimin prej 779 dollarësh në vend të 849 dollarëve, siç ishte planifikuar.

Ky Ultrabook do të ketë ekran 13-inçësh me rezolucion 1366×768, procesor Intel Core ULV dhe kartelë grafike HD Nvidia GeForce GT 620M, hard disk 1TB, deri në 8GB RAM dhe një port USB 3.0. Ultrabooku do të ketë një peshë afërsisht 1.8Kg. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Ju mund të aktivizoni "Dark Mode" në Messenger duke dërguar emojin e gjysmëhënës

Lajmet e fundit>