Harduer

Lenovo Z5 Pro GT është një telefon me shinë i pari me 12GB RAM

Publikuar , 19 Dhjetor 2018
0
Ndërsa në formë Z5 Pro dhe Z5 Pro GT janë të ngjashëm, i fundit ka një kornizë metalike rreth ekranit, vije në ngjyrë të kuqe rreth sensorëve të kamerave dhe fibra karboni në pjesën e pasme mbuluar nga xhami. Lenovo Z5 Pro GT është një telefon me shinë i pari me 12GB RAM

Ndërsa Lenovo vijon të punojë me markën Motorola në Perendim, përpjekjet nuk kanë ndaluar as në Lindje dhe posaçërisht në Kinë.

Muajin e kaluar kompania solli Z5 Pro, një telefon me shinë i cili kishte harduer të rangut të mesëm për konsumatorët që kanë buxhet të vogël.

Ditën e djeshme kompania kishte përgatitur diçka speciale, modelin e ri Z5 Pro GT.

Telefoni ka 12GB RAM, një rekord i ri për telefonët inteligjentë së bashku me 512GB memorie. Gjithashtu është telefoni i dytë i cili vjen me procesorin Snapdragon 855 dhe ndryshe nga flagshipi pa emër i OnePlus, nuk ka 5G.

Ndërsa në formë Z5 Pro dhe Z5 Pro GT janë të ngjashëm, i fundit ka një kornizë metalike rreth ekranit, vije në ngjyrë të kuqe rreth sensorëve të kamerave dhe fibra karboni në pjesën e pasme mbuluar nga xhami.

Ekrani 6.39-inç AMOLED ka 2,340×1080 piksel rezolucion. Kamerat e pasme kanë sensorë 16+24-megapiksel, ndërsa frontale 16+8-megapiksel. Bateria vjen me kapacitet 3,350 mAh ndërsa telefoni karikohet me portën USB-C.

Z5 Pro GT nuk mund të porositet deri më 15 Janar ndërsa në shitje del nga data 24 Janar. Ai kushton 390 dollarë për 6GB RAM + 128GB memorie, deri në 640 dollarë për modelin 12GB RAM + 512GB memorie.

Lenovo prezantoi edhe një model të dytë, Z5s me ekran 6.3-inç 1080p LCD, procesor Snapdragon 710, 6GB RAM dhe 128GB memorie. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Nokia është lideri kur bëhet fjalë për përditësimet Android

Tags >

lenovo
Lajmet e fundit>