Harduer

Lenovo zbulon tabletin e tij të parë 8 inç me Windows 8.1

Publikuar , 17 Tetor 2013
0
Lenovo zbulon tabletin e tij të parë 8 inç me Windows 8.1

lnovotbltmxxx9870Lenovo, prodhuesi më i madh i PC-ve, ka zbuluar më në fund tabletin 8 inç me Windows. Ai është i pajisur me versionin e fundit të sistemit operativ mobile nga Microsoft-i, Windows 8.1.

Tableti është i pari me të cilin Lenovo synon të hyjë në tregun e këtyre pajisjeve mobile. I njohur ndryshe edhe Miix2, tableti ka dizajn shumë të thjeshtë.

Përsa i përket specifikimeve, ai ka kamer të parme dhe të pasme përkatësisht 2 dhe 5 megapixel, hapësirë kujtese që mund të zgjerohet deri në 128 GB përmes kartave Micro SD.

Procesori është Intel Bay Trail-T Quad Core, Miix2 mund të hapë edhe aplikacione të krijuara për Windows XP apo 7. Ekrani është 1,280 x 800 – i zakonshëm. Tableti është pajisur edhe më nje laps dixhital si dhe një mbështjellëse që mund të hiqet.

Kjo e fundit ofrohet në tre ngjyra, të zezë, pink dhe blu. Shërben gjithashtu edhe për ta mbështetur tabletin në rastet kur dëshirojmë ta shohim nga një kënd i caktuar.

Çmimi i vendosur nga Lenovo është 299 $ dhe kompania shprehet se do të jetë i disponueshëm në fund të muajit. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Lenovo Z5 Pro GT është një telefon me shinë i pari me 12GB RAM

Lajmet e fundit>