Harduer

Lenovo paralajmëron konkurrent të të riut MacBook Air

Publikuar , 09 Nëntor 2010
0
Lenovo paralajmëron konkurrent të të riut MacBook Air

U260 ka një dizajn jo të zakonshëm me një ekran 12.5 inç dhe është pothuajse aq i hollë dhe i lehtë sa konkurrenti i tij nga Apple, me peshë prej 1.38 kg dhe me një dizajn që është 0.71 inç i trashë në pikën më kritike. Performanca ka gjasa të jetë më e mirë me një Core i3 apo Corei5 me voltazh të ultë, por vendimi kapak gjasa të ndryshojë në mundësinë e zgjedhjes së videos së integruar që ofrohet nga Intel, kundrejt Air që ka zakonisht një GeForce 320M më të shpejtë.

Ultraportabili do të duhej të jetë më i ngadalshëm në magazinim të të dhënave, pasi që do të bazohet në një HDD 320GB, por një minimum prej 4GB RAM ka gjasa që të shpejtojë disa dallime në shpejtësinë e magazinimit. Dizajni i Lenovo nuk është aq i mprehtë kështu që ka hapësirë për Ethernet, HDMI dhe VGA, si dhe mundësi për dy porte USB, por në anën tjetër ka bateri vetëm 4 qelizore kështu që do të funksionojë për një periudhë më të shkurtë kohore sesa laptopët e Apple.

Lenovo është duke tentuar që të tërheq konsumatorët me një dizajn më të avancuar të punuar nga alumini-magnezi dhe me ngjyra metalike. Vendimi për performancën minimale mund të vendos çmimin nën 1,000 dollarë, por deri më tani asnjë detaj rreth datës së paraqitjes apo çmimit të saktë, nuk është bërë i ditur. Gjykuar nga imazhet paraqitja në treg nuk do të jetë larg. /pcworld.al

LEXO EDHE:  WhatsApp bie pre e një sulmi kibernetik që nuk shmanget dot

Lajmet e fundit>