Lajmet

Lentet e Snapchat tani funksionojnë edhe me macet

Publikuar , 15 Tetor 2018
0
Tashmë të gjithë ata që kanë një mace mund të përdorin Lentet e Snapchat për të dekoruar macet me kapele, syze dhe rriskë buke. Lentet e Snapchat tani funksionojnë edhe me macet Photo Source: AFP

Filtrat e realitetit të shtuar të Snapchat do të funksionojnë edhe me macet bëri të ditur aplikacioni popullor i shpërndarjes së fotove.

Në të kaluarën teknologjia e njohjes së fytyrës mund të aplikonte filtra vetëm tek njerëzit dhe disa raca qenesh.

Tashmë të gjithë ata që kanë një mace mund të përdorin Lentet e Snapchat për të dekoruar macet me kapele, syze dhe rriskë buke.

Ky ndryshim vjen në një moment kur Snapchat raportoi rënie të numrit të përdoruesve mbi baza ditore.

Numri aktivë ra me 3 milion në 188 milion përgjatë periudhës Prill-Qershor.

Kjo ishte hera e parë që kompania raporton rënie të numrit të përdoruesve. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Snapchat zhgënjen, bie numri i përdoruesve

Tags >

Snapchat
Lajmet e fundit>