Lajmet

Lëshime të reja sigurie në BlackBerry

Publikuar , 24 Tetor 2011
0
Lëshime të reja sigurie në BlackBerry

Së pari, RIM raporton se tre lëshime të reja sigurie janë gjetur në BlackBerry 6 Webkit që ju mundëson hakerëve qasje apo mundësi për të ruajtur të dhëna brenda magazinës së brendshme të BlackBerry 6, e gjithashtu edhe në kartelën e jashtme.

Lëshimi prek një sërë modelesh me BlackBerry OS  6, duke përfshirë Bold 9650, Bold 9700, Bold 9780, Curve 9300, Pearl 9100, Style 9670, dhe Torch 9800. RIM rekomandon përditësimin e celularëve me BlackBerry 6 OS në 6.0.0.522 për Bold 9650, Curve 9330 dhe Style 9670, dhe 6.0.0.566 për pajisjet tjera. Megjithatë, disa operatorë mobil ende nuk kanë lëshuar pakot softuerike, kështu që RIM rekomandon që të kontaktoni operatorin tuaj mobil për të kërkuar softuerin e përshtatshëm nëse ende nuk është i gatshëm për ju.

RIM gjithashtu raporton një lëshim të ri BES që mund të prek organizimet që lidhen me Microsoft Office Communications Server (OCS) 2007 R2 dhe Microsoft Lync Server 2010 BlackBerry IM CLient me disa versione të RIM BES për Lotus Notes dhe BES për Microsoft Exchange.

Për të adresuar këtë çështje, RIM ka shpalosur përditësime sigurie për BES në formë të BES 5.0.3. Përditësimet BES mund të shkarkohen nga faqja e shkarkimeve të serverit të RIM. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Bashkimi Evropian aprovon blerjen e Shazam nga Apple

Lajmet e fundit>