Lajmet

Lëshohet Google Reader i ri

Publikuar , 31 Tetor 2011
0
Lëshohet Google Reader i ri

Google Reader1Ashtu siç ishte pritur, Google injoroi kërkesat e komunitetit për entuziastët e shkëmbimeve të Google Reader dhe e ka shtyrë përpara në planet e veta largimin e veçorive të mëhershme në Google reader për shpërndarje më të thellë (pa cenzurë) në kohën kur po bëhet lidhja me Google+.

Derisa mundësia për të shkëmbyer me Google+ është një hap dukshmërisht i rëndësishëm për agjendën shoqërore të Google+, ai do të jetë një ndryshim zhgënjyes për së paku për disa nga komuniteti i Google Reader – një komunitet që madje kanë shkuar aq larg sa kanë shkruar një peticion për t’i ruajtur veçoritë e vjetra. Ky peticion ka 10,000 përgjigjie.

Nuk kishte nevojë që të ishte në këtë mënyrë. Kevin Fox, i cili ndihmoi në dizajnimin e Google Reader, sugjeroi që Google ta rindërtojë veçorinë e shpërndarjes shoqërore të Google Reader duke përdorur Google Plus API si një themel.

Kjo do t’i mbante të lumtur përdoruesit e tanishëm derisa edhe do t’ua mundësonte të tjerëve.

Por kjo nuk ndodhi. Madje edhe memeja “ne jemi (1000+) memoja për ta ‘okupuar’ GoogleReader” (nga vetë krijuesit e Google Reader) nuk ndihmoi. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Google pushon 48 punonjës, 13 prej tyre drejtues të lartë

Tags >

GoogleRSS
Lajmet e fundit>