Lajmet

Lëshohet versioni për ueb i faqes Vine

Publikuar , 09 Janar 2014
0
Lëshohet versioni për ueb i faqes Vine

Kompania Twitter ka lëshuar një version të plotë uebi të rrjetit të vet social për shpërndarje të videove Vine, duke e zgjeruar shërbimin përtej aplikacionit të vet të smartfonëve.

Përdoruesit e Vine tani mund të shohin dhe “pëlqejnë” videot, të lënë komente dhe të bëjnë “re-vine” të të tjerëve përgjatë uebfaqes së re. Sidoqoftë, përdoruesit nuk mund të postojnë video përgjatë uebfaqes.

Duke shkuar në Vine.co dhe duke u qasur, përdoruesit tani mund të shohin furnizuesin me video, që liston videot e postuara nga ta dhe nga ata që ata i ndjekin. Më parë, përdoruesit mund të klikonin vetëm në lidhje tek videot individuale të dërguara me e-mail ose me ndonjë cicërimë. Ata nuk ishin në gjendje që të kalojnë përgjatë Vine sipas mënyrës që ata munden me aplikacionin e Vine për smartfonë.

Vine po ashtu paraqiti një veçori që është në dispozicion vetëm për versionin për ueb. Veçoria, e quajtur TV Mode, iu mundëson përdoruesve që të shikojnë videot në Vine nga përdoruesit që i ndjekin në një rrjedhë të vazhdueshme.

Për t’iu qasur TV Mode, përdoruesit duhet të shkojnë në Vine.co dhe të klikojnë në ikonën e TV-së në këndin e djathtë të sipërm të ekranit. Vine mund të ketë vendosur që ta shtojë TV Mode sepse disa përdorues janë duke filluar të shikojnë videot prej gjashtë sekondave në YouTube, ku janë shumë video të postuara më parë në Vine.

Përdoruesit po ashtu janë duke shkuar në Vinescope.com, uebfaqe kjo e formuar që t’jua mundësojë përdoruesve që në shpejtësi të shikojnë videot e popullarizuara nga rrjeti social. Me TV Mode, Vine mund të jetë në gjendje që t’i mbajë përdoruesit brenda rrjetit të vet social për periudha më të gjata kohore.

LEXO EDHE:  Australia bëhet vendi i parë në botë që dënon me burg publikimin e përmbajtjeve të dhunshme në rrjetet sociale

Dhe pasi që bëhet faqe e popullarizuar, mund të ndikojë që kompania Twitter të paraqes reklamat për Vine. (PCWorld Albanian)

la-fi-tn-twitter-vine-tv-vine-web-20140103-001

Tags >

UebVine
Lajmet e fundit>